Çokollata e zezë është një “kënaqësi” kur bëhet fjalë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, kafeja ka të ngjarë të jetë me efekt mbrojtës, por vera është më “neutrale”, sipas një prej kardiologëve kryesorë në botë.
A janë vera, çokollata dhe kafeja të mira apo të këqija për ju?
Duke shkruar në “European Heart Journal”, Prof. Tomas Lüscher, një kardiolog konsulent dhe drejtor i kërkimit, edukimit dhe zhvillimit në spitalet Royal Brompton dhe Harefield, thotë se përgjigja është “më komplekse se një po ose jo e thjeshtë”.
Ai gjithashtu thotë se provat duhet të merren “seriozisht”, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve në mbarë botën që shijojnë rregullisht një filxhan kafe, një gotë verë ose një copë çokollatë. Secila prej tyre ka të mirat dhe të këqijat, sugjeron ai, dhe këto mund të ndryshojnë në varësi të asaj se sa shpesh dhe sa konsumohet secila, si dhe nga kush.
Vera është vërtet një kënaqësi, por është e mirë kur konsumohet me moderim. Çokollata është një tjetër kënaqësi për sistemin tonë kardiovaskular, nëse konsumohet e errta dhe e hidhura. Dhe kafja që na zgjon nga gjumi, është më pak e dëmshme nëse e pini rregullisht; më doza një deri në katër filxhanë në ditë mund të jetë edhe mbrojtëse.
Doza optimale e çokollatës, pra çokollata e zezë, e hidhur, nuk dihet akoma e saktë. Por dobishmëria e çokollatës mund të nxisë funksionin e zemrës dhe të zvogëlojë inflamacionin.
Edhe doktorë të tjerë mbështesin teorinë dhe provat e Prof. Lüscher që çokollata dhe kafja, janë të lidhura me një rrezik pak më të ulët të sëmundjeve të zemrës, ndërkohë që alkooli jo.
Tracy Parker, një dietologe e vjetër në Fondacionin Britanik të Zemrës, tha: “Për të mbajtur zemrën të shëndetshme, një mënyrë jetese e shëndetshme është ajo që ka vërtet rëndësi se sa sa kafe, çokollatë apo alkool konsumoni. Kjo do të thotë të bëni ushtrime të rregullta, të hiqni dorë nga duhani dhe të hani mirë. “Kur bëhet fjalë për dietën tonë, është bilanci i të gjithë dietës suaj që ka ndikimin më të madh. Përpiquni të hani më shumë nga gjërat e mira si frutat dhe perimet, si dhe drithërat, fasulet, arrat dhe farat, dhe sa më pak nga ato ushqimet e mbushura me kripë, sheqer dhe biskotat dhe ëmbëlsirat.”