Shifrat e infektimeve në Europë sipas shteteve

Ditën e djeshme Austria lajmëroi e para për një mbyllje totale, për ata që nuk janë të vaksinuar. Kjo si rrjedhojë se Austria ka numrin më të lartë të të infektuarve gjatë muajit të fundit.

Kancelari Alexander Schallenberg tha se do të zgjasë maksimumi 20 ditë dhe do të ketë një kërkesë ligjore për t’u vaksinuar nga 1 shkurti 2022. Ai po i përgjigjej numrit rekord të rasteve dhe një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore shkruan BBC.

Gjithashtu shumë shtete të tjera europiane janë duke imponuar masa shtrënguese meqënëse shikon rritje të rasteve.

Ja një pasqyrë e situatës aktuale të infeksioneve në Europë:

Në Austri një rekord prej 15,809 raste u raportuan në 24 orët e fundit, në një popullsi prej nën 9 milionë.

Të premten, Gjermania regjistroi 52,970 infeksione të reja ditore, një ditë pasi regjistroi mbi 65,000 raste ditore, një rekord që nga fillimi i pandemisë. Zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë se numri ka të ngjarë të paktën të dyfishohet në ditët në vijim.

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here