Aktivistët pastrojnë Zvërnecin.
Aktivistët e organizatës Korpusi i Vullnetarëve kanë filluar edhe këtë vit, pastrimin e plazheve nga mbeturinat. Këtë javë ata kanë qenë në Zvërnec.
Fotot që ata kanë publikuar në facebook tregojnë pamje të mjedisit para dhe pas aksionit, por me shumë se efekti i këtij aksioni ajo që të bie në sy është niveli i lartë i ndotjes nga mbeturinat që lënë vizitorët në natyrë. /mendimi.al