Boris Johnson takohet me Volodymyr Zelensky në Kiev

Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev për një takim sekret me Volodymyr Zelensky.

Kryeministri u takua të shtunën me homologun e tij ukrainas në kryeqytet, në një vizitë të paparalajmëruar për mediat.

Ambasada e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar postoi në Twitter një foto të dyshes së ulur në një tryezë konferencash, së bashku me mbishkrimin “surprizë” dhe një emoji që shkel syrin.

Johnson ka udhëtuar të premten vonë në mbrëmje për takimin e së shtunës.

Nuk dihet se çfarë përfshinte axhenda e takimit të liderëve, megjithëse ata kanë qenë në kontakt të ngushtë javët e fundit pasi qeveria ukrainase kërkoi ndihmë humanitare nga vendet perëndimore.

Mbretëria e Bashkuar ka organizuar “konferenca donatorësh” për aleatët perëndimorë për të dhuruar raketa dhe armë të tjera për forcat ukrainase.

Burimi: The Telegraph
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here