Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet presidenciale të Francës

Të dielën, kandidatët dhe ekspertët po shikonin një figurë kyçe që mund të përcaktojë rrugën e zgjedhjeve presidenciale të Francës: pjesëmarrjen e votuesve.
Shifrat e publikuara në mesditë nga Ministria e Brendshme franceze treguan se deri atëherë pjesëmarrja ishte pak më e ulët se në zgjedhjet më të fundit presidenciale, me rreth 25% të votuesve që kishin votuar, krahasuar me 28% në të njëjtën pikë në 2017.
Edhe pse kjo është  norma më e ulët që nga viti 2002, krahasimi me zgjedhjet e mëparshme sugjeroi gjithashtu se votuesit nuk e kanë shmangur masivisht kabinën e votimit, siç kishin frikë shumë ekspertë.
Në Melun, një qytet në jug të Parisit, disa votuesve dukej se u mungonte entuziazmi dhe të tjerë thanë se ishin zhgënjyer nga politikanët që nuk i besojnë më.
Unë jam ende në mëdyshje nëse do ta bëj të pavlefshme fletën time të votimit, apo nëse do votoj për Valérie Pécresse,” tha Sylvie Zocly, 41 vjeç, e cila ishte vetëm pak metra larg një qendre votimi, duke iu referuar kandidates së qendrës së djathtë.  “Jam ende shumë konfuze,” tha ajo.
Ashtu si banorët e tjerë të Montaigu, një lagje e paprivilegjuar në veri të Melunit, ku dominojnë ndërtesat e zymta dhe popullsia përbëhet kryesisht nga emigrantë afrikano-veriorë, zonja Zocly tha se ishte e zhgënjyer me tonin e fushatës.  Ajo tha se besonte se debati ishte zbehur nga refuzimi i Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar me kandidatët e tjerë dhe i mbingarkuar nga çështjet e sigurisë dhe emigracionit.
Karim Hachemi, i cili sapo hodhi një vështrim mbi posterat e fushatës të ekspozuara pranë qendrës së votimit, tha se nuk do të votonte këtë vit.  “Unë nuk identifikohem me kandidatët,” tha ai.  “Ata nuk më tërheqin, sepse gënjejnë shumë.”
Z. Hachemi, një inxhinier kompjuterash 29-vjeçar, tha se shumë veta rreth tij kishin të njëjtën ndjenjë dhe nuk do të merrnin pjesë në votimin e së dielës.  “Në vend të kësaj, do shoh Netflix dhe do luaj lojëra“.
Marine Le Pen, një kandidate e ekstremit të djathtë dhe Jean-Luc Mélenchon, një kandidat i së majtës ekstreme, janë kandidatët që kanë më shumë gjasa të vuajnë nëse votuesit nuk dalin. Baza e tyre mbështetëse përbëhet nga të rinj dhe klasa punëtore dhe shpeshherë, janë ata që kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në shtëpi në ditën e zgjedhjeve.
Një studim i fundit nga firma e sondazheve Ipsos vlerësoi se rreth 30%  e votuesve mund të mos votojnë këtë vit, një rritje prej tetë pikësh nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale.  Por shifrat e pjesëmarrjes në mesditë të ministrisë – që tregojnë vetëm një rënie prej tre pikësh në pjesëmarrje nga viti 2017 – sugjerojnë se tabloja e përgjithshme mund të mos jetë aq e zymtë.
Burimi: The New York Times
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here