Burri që bleu vathët luksoze Cartier prej një gabimi në website

Në një kthesë befasuese të ngjarjeve, Rogelio Villarreal, një 27-vjeçar nga Meksika, arriti të blejë vathë luksozë Cartier për vetëm 13 euro në vend të çmimit të tyre origjinal prej 13,000 euro. Ja si ndodhi.

Rogelio Villarreal ishte duke shfletuar për parfumin Cartier në Instagram, kur ndesh me një palë vathë prej ari rozë të zbukuruar me diamant të listuar me një çmim mahnitës prej 237 pesos meksikane (afërsisht 12,90 euro) në dyqanin online të Cartier. I tronditur dhe i emocionuar nga kjo ulje marramendëse, Villarreali vendosi të shfrytëzonte rastin dhe porositi dy palë, duke i synuar si dhuratë për nënën e tij. Transporti ishte falas, duke e bërë marrëveshjen edhe më të ëmbël.

Villarreal, i panjohur me çmimet tipike të larta të Cartier, fillimisht nuk ishte në dijeni të madhësisë së gabimit në çmim. Nuk kaloi shumë kohë dhe Cartier vuri re gabimin. Marka luksoze kontaktoi direkt Villarrealin, duke shpjeguar se kishte pasur një gabim në çmim dhe se ata nuk mund të përmbushnin porosinë e tij. Pavarësisht disa thirrjeve nga një përfaqësues i Cartier, Villarreal qëndroi në këmbë dhe refuzoi të anulonte porosinë e tij.

Mosmarrëveshja fitoi shpejt vëmendjen në mediat sociale, me qindra mijëra përdorues që ndoqën dramën që po shpalosej. Villarreal, i cili pranoi se ishte pothuajse pa kokërr leku në kohën e blerjes, dokumentoi përvojën e tij në platformën X (ish-Twitter), duke përfshirë pamjet e ekranit të regjistrit të tij të thirrjeve që tregonin thirrje të shumta nga Cartier.

Në përpjekje për të zgjidhur situatën, Cartier i ofroi Villarrealit një shishe shampanjë dhe një kuti të vogël lëkure si një gjest vullneti të mirë, por ai e refuzoi ofertën. Në vend të kësaj, ai kërkoi ndihmë nga agjencia meksikane për mbrojtjen e konsumatorëve, e cila ndërmjetësoi konfliktin.

Përfundimisht, Cartier pranoi. Të premten, Villarreal u shfaq në mediat sociale për të njoftuar se kishte marrë një paketë nga Cartier që përmbante dy palë vathë prej ari rozë, të stolisur me diamante 18 karatësh. “Lufta ka mbaruar. Cartier po mban premtimin e saj,” shkroi Villarreal triumfalisht në X.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here