Çfarë është lija e majmunit dhe si transmetohet?

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale linë e majmunëve më 23 Korrik 2022. Rastet janë shtuar ndjeshëm, ndërsa ekspertët thonë se virusi është prezent më së shumti në komunitetin gay. Shumica e klinikave në zonat metropolitane po ofrojnë vaksina për meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) raporton se ka rreth 2500 raste të lisë së mjmunëve në të gjithë ShBA.

Virusi transmetohet përmes prekjes, mukusit dhe piklave të mëdha. Mjekët theksojnë se ky virus nuk duhet përkufizuar si virus i homoskesualve dhe nuk duhen stigmatizuar njerëzit që e kanë atë.

 

Çfarë është lija e majmunit?

Lija e majmunit është emërtuar nga kafshët në të cilat është zbuluar.  Sëmundja u shfaq në vitin 1958 midis majmunëve të mbajtur për kërkime, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – më shumë se një dekadë përpara se një rast njerëzor të identifikohej në Republikën Demokratike të Kongos.

Vaksinimi masiv kundër lisë “me sa duket” frenoi infeksionet e lisë së majmunëve për një kohë të gjatë te njerëzit, shkruajnë studiuesit në një artikull të vitit 2005. Por rastet u ringjallën, pjesërisht falë mungesës së imunitetit në gjeneratat e mëvonshme, thonë ata.  Më shumë se 450 raste janë raportuar në Nigeri që nga viti 2017, sipas CDC.

Infeksionet e lisë së majmunit zakonisht zgjasin dy deri në katër javë, thotë CDC, dhe fillojnë me simptoma të ngjashme me gripin dhe ënjtje të nyjeve limfatike.  Përfundimisht gungat e mbushura me lëngje – ose “lija” – përhapen në të gjithë lëkurën.

Sëmundja mund të përhapet përmes kontaktit me kafshët, njerëzit e infektuar dhe materialet e përdorura nga personat e infektuar, thonë autoritetet shëndetësore. Shembujt e listuar nga CDC përfshijnë kontaktin me lëngjet trupore, kontaktin me plagët e lisë së majmunit dhe infeksionin përmes “pikave të frymëmarrjes” në një “ambient të ngushtë” si p.sh. në një familje të përbashkët.

Lija e majmunëve mund të jetë vdekjeprurëse, por dy lloje kryesore të virusit paraqesin rreziqe të ndryshme.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1 në 10 njerëz të infektuar me një lloj virusi nga Basin Kongo kanë vdekur, ndërsa një lloj i Afrikës Perëndimore është fatal për rreth 1 në 100 njerëz të infektuar.

Ky lloj më i butë është ai që infekton njerëzit që u shtruan në spital në Mbretërinë e Bashkuar, thanë autoritetet shëndetësore.

 

Sa duhet të shqetësohemi? Si krahasohet kjo me Covid-19?

Ekspertët theksojnë se lija e majmunëve është e ndryshme nga koronavirusi që tronditi botën.

Lija e majmunit është shumë e dukshme, duke e bërë gjurmimin e kontaktit dhe izolimin më të lehtë. Një vaksinë ekzistuese e lisë mund të ndihmojë për të mbrojtur publikun nëse është e nevojshme, tha Katzourakis.  Dhe “ne nuk kemi potencial që një tjetër virus të përhapet nëpër botë me të njëjtën normë si ajo e Covid-19,” tha ai, sepse lija e majmunit përhapet më pak mes njerëzve.

Burimi: Yahoo; The Washington Post

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here