Dëshironi suksesin e fëmijës suaj? Atëherë ndiqni këtë strategji

Dëshironi lumturinë dhe suksesin e fëmijës suaj? Profesorja e psikologjisë në Universitetin Yale, Laurie Santos, rekomandon një strategji të thjeshtë: Vononi dhënien e celularit për aq kohë sa të mundeni.

Sipas saj, mosha ideale për të siguruar një celular është më e vonshme se sa më shpejt për të siguruar jetë më të lumtur dhe më të suksesshme për fëmijët.

Sudimet tregojnë se fëmijët nga mosha 8 deri në 12 vjeç me telefona celularë kalojnë gati pesë orë në ditë në pajisjet e tyre, ndërsa adoleshentët grumbullojnë pothuajse tetë orë para ekranit çdo ditë.

Kjo kohë e tepruar para ekranit, kryesisht kushtuar konsumit të mediave sociale dhe videove, mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të fëmijëve, të krijojë shpërqendrime në klasë dhe t’i ekspozojë ata ndaj rreziqeve në internet si ngacmimi kibernetik dhe përmbajtjet e papërshtatshme.

Vonesa e përdorimit të telefonit inteligjent deri në klasën e 8-të ofron avantazhe të shumta, duke përfshirë zvogëlimin e rreziqeve të ankthit dhe depresionit, përmirësimin e cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit dhe rritjen e mundësive për aktivitet fizik dhe eksperienca në natyrë.

Santos thekson gjithashtu se prindërit duhet të japin një shembull duke minimizuar përdorimin e tyre të celularit pasi fëmijët priren të imitojnë sjelljen e prindërve të tyre.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here