Dita botërore kundër HIV/AIDS

Dita Botërore e HIV/AIDS-it, e cila shënohet çdo vit më 1 Dhjetor, është një rast për të reflektuar mbi progresin dhe për të sensibilizuar publikun në lidhje me këtë pandemi globale.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria ka një incidencë relativisht të ulët të përhapjes së HIV/AIDS-it krahasuar me disa vende të tjera. Numri i rasteve të reja të diagnostikuar në vitin 2023 është 113. Megjithatë, sfida mbetet aktuale, dhe përpjekjet për të ulur këtë numër duhet të vazhdojnë.

Një nga elementët kyç në këtë luftë është diagnostikimi i hershëm i personave me HIV. Siç tregojnë të dhënat, diagnoza e hershme ka një ndikim të madh në ecurinë e infeksionit dhe në suksesin e mjekimit me Antiretrovirale (TAR).

Për të arritur një përfshirje sa më të gjerë, në vendin tonë janë ngritur 15 qendra ku mund të kryhet testimi për HIV. Kjo shpërndarje gjeografike e qendrave të testimit është e rëndësishme për të siguruar që ky shërbim të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here