Evropa synon të heqë plotësisht nga qarkullimi makinat me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035

Bashkimi Evropian ka njoftuar planet e tij për t’i dhënë fund shitjes së automjeteve që ndotin ambjentin deri në vitin 2035. Ky qëllim ambicioz do t’i vendosi gjithashtu makinat hibride në listën e produkteve të rrezikuara dhe do të nisi një zhvendosje të shpejtë në modelet plotësisht elektrike. 

Komisioni Evropian deklaroi të mërkurën e kaluar se dëshiron që industria e automjeteve të ulë emetimet (CO2) 100% deri në 2035 në mënyrë efektive, që do të thotë se të gjitha makinat e reja të regjistruara nga ai vit e tutje duhet të jenë me emetim zero. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka bërë një angazhim të ngjashëm. 

Qëllimi i ri i 2030 për uljen e emetimeve nga makinat e reja me 55% është një hap i konsiderueshëm nga plani aktual i BE me 37.5%, i cili u vendos në dhjetor 2018. 

Ndryshimet e rregullave të propozuara janë pjesë e një pakete shumë më të madhe që synon të çojë BE drejt qëllimit të tij për të ulur emetimet e gazeve ndotëse me të paktën 55% deri në 2030 krahasuar me nivelet e 1990. Evropa dëshiron të jetë kontinenti i parë që do të jetë neutral ndaj klimës në 2050.

Për të lehtësuar kalimin në makinat elektrike, KE tha se do t’u kërkonte 27 vendeve anëtare të BE të zgjerojnë kapacitetin e karikimit të automjeteve. Pikat e karikimit do të instalohen çdo 60 kilometra në autostradat kryesore, dhe niveli minimal i taksës për benzinën dhe karburantin do të rritet.

Industria e automjeteve luan një rol jetik në ekonominë e Evropës, duke zënë 7% të prodhimit të brendshëm bruto dhe duke mbështetur 14.6 milion vende pune në rajon sipas Eurostat. 

Prodhuesit e makinave kanë njoftuar plane ambicioze në muajt e fundit për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike. Investitorët kanë shpërblyer kompanitë më ambicioze duke rritur çmimet e aksioneve të tyre. 

Volkswagen (VLKAF), i cili zotëron disa marka, përfshirë Audi dhe Porsche, tha të martën se dëshiron që automjetet elektrike të zënë 50% të shitjeve të saj deri në 2030. Deri në vitin 2040, prodhuesi më i madh i makinave në Evropë planifikon të shesë vetëm automjete me emetime zero në tregjet e tij kryesore, të cilat përfshijnë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. 

Ford (F) ka njoftuar planet për të shitur vetëm automjete elektrike të pasagjerëve në Evropë deri në vitin 2030. Renault (RNLSY), Volvo (VOLAF), BMW (BMWYY) dhe pronari i Mercedes-Benz Daimler (DDAIF) kanë përshkruar programet e tyre për të rritur prodhimin e makina me energji të pastër. 

Akoma, shumë prodhues të makinave do të duhet të përshpejtojnë planet e tyre për të përmbushur objektivat e BE, të cilat janë ndër më agresivet në botë. Në mënyrë që të ekuilibrohen emetimet e gjeneruara në 2030 (55%) nga automjetet me motorë me djegie të brendshme, duke përfshirë këtu dhe hibridet, prodhuesit e makinave do të duhet të shesin flota të makinave elektrike.

Ritmi i ndryshimit i kërkuar nga rregullatorët ka rëndësi për prodhuesit e makinave sepse ata planifikojnë të përdorin fitimet nga shitjet e automjeteve me gaz dhe naftë për të financuar kërkimin dhe zhvillimin e automjeteve elektrike. 

Mund të kalojnë vite para se rregullat e BE të hyjnë në fuqi. Plani duhet të lexohet, ndryshohet dhe miratohet nga ligjvënësit në Parlamentin e BE dhe Këshillin e BE, forumi në të cilin liderët e zgjedhur të secilit shtet anëtar debatojnë për çështje të tilla. 

Britania njoftoi vitin e kaluar se do të ndalonte shitjet e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë – përfshirë këtu dhe makinat hibride – duke filluar në 2035. 

Ende, koha është thelbësore. Nëse prodhuesit e makinave presin të shesin mjetet e mbetura me gaz dhe naftë për të financuar teknologjitë e reja për makinat elektrike (si investimet ne software, sistemet autopilot, etj), kujt do t’ua shesin nëse në qarkullim shumë shpejt s’do të ketë më makina të tilla? Konsumatorët do të ndeshen me taksa më të larta për të mbajtur makinat me sistemet e vjetra, dhe nuk kanë se ku t’i shesin me vonë për të ndërruar qarkullimin e tyre. Akoma në planet e BE nuk flitet për stimuj financiarë për nxitjen e konsumatorëve që të ndërrojnë makinat e tyre. 

Gjithashtu, mbetet për t’u diskutuar për shtetet të cilat nuk janë anëtare të BE dhe sesi do të udhëtojnë njerëzit nga njëri shtet anëtar në shtetin tjetër, nëse do të ketë taksa doganore për transportin e makinave të vjetra, tarifa kufitare për qarkullim në shtetet e BE-së me sistemin e vjetër, etj. 

Nëse Europa planifikon të ketë objektiva agresive për shtetet anëtare, duhet të parashikojë dhe ligje për transportin dhe për shtetet jo-anëtare duke ndihmuar dhe tregjet më ekonomi më të vogla në rajon. 

Mbetet në pritje se cilat mund të jenë planet e Shqipërisë për rregullimin e tregut të automjeteve, tarifave ekologjike, pasi synon anëtarisimin në BE. Shqipërisë i duhen një sërë investimesh në infrastrukturë (ndërtim rrugësh për automjete elektrike dhe auto-pilot, qëndra karikimi dhe riparimi, kolaudimi) ndryshime në sistemin doganor dhe fiskal për shitjen dhe blejren e automjeteve me energji të pastër, etj sipas standardeve të BE.

Burimi: CNN, Yahoo Finance

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here