Franca i bën prezervativët pa pagesë për moshat 18 deri në 25 vjeç

Të rinjtë në Francë do të kenë akses falas në prezervativë nga janari, në një përpjekje për të minimizuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST). Presidenti francez njoftoi masën e re shëndetësore në një aktivitet për shëndetin e të rinjve.

Emmanuel Macron tha se të rinjtë do të jenë në gjendje t’i mbledhin ato nga farmacitë dhe e përshkroi masën si një “revolucion të vogël në kontracepsion“. Në 2020 dhe 2021 Franca përjetoi një rritje kombëtare prej 30% në normat e IST.

Në vitin 2018, qeveria franceze filloi rimbursimin e kostove të prezervativëve për individët, nëse blihen në një farmaci me recetë nga një mjek ose mami.

Në fillim të këtij viti, qeveria franceze e bëri kontracepsionin falas për të gjitha gratë deri në 26 vjeç – një veprim që preku 3 milionë gra. Kontracepsioni ka qenë më parë falas për gratë dhe vajzat 18 vjeç e lart.

Presidenti Macron shtoi në një postim në Twitter se ky njoftim vjen krahas masave të tjera shëndetësore. Ato përfshijnë kontracepsionin e urgjencës falas për të gjitha gratë në farmaci dhe ekzaminime falas për IST pa recetë, përveç HIV-it, për ato nën moshën 26 vjeç.

Burimi: BBC
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here