Gjendet trupi i gazetarit italian të zhdukur prej gjysëm shekulli. Dyshohet të jetë “vrarë” nga Mafia Italiane

Gjysmë shekulli pasi gazetari investigativ Mauro de Mauro u zhduk në Siçili, zbulimi i një trupi në një shpellë ka ngjallur shpresa të reja për të zbuluar një nga misteret mafioze të Italisë. Analistët e laboratorit të krimit pritet të kryejnë një test të ADN-së mbi kufomën, e cila u gjet në shtator në shpatet e malit Etna nga një qen nuhatës gjatë një stërvitje shpëtimi malor.

Hetuesit kanë besuar prej kohësh që De Mauro, i cili kishte kërkuar për vdekjen e dyshimtë të biznesmenit të fuqishëm Enrico Mattei, ishte rrëmbyer dhe vrarë nga grupi i krimit të organizuar Cosa Nostra të Siçilisë. Gazetari u zhduk më 16 shtator 1970 në Palermo.

Vajza e tij Franca, një nga njerëzit e fundit që e pa atë të gjallë, i telefonoi policisë pasi lexoi raportet e lajmeve në lidhje me trupin e gjetur së fundmi, i cili daton në vitet 1970 dhe ka një hundë të veçantë – ashtu si babai i saj. Burri në Etna, rreth të 50-tave, kishte veshur pantallona të errëta, një këmishë me vija të lehta, një bluzë leshi, një kravatë të zezë, një pallto jeshile të errët, një kapelë dimri me një pom-pom mbi të dhe çizme të zeza, thanë raportet. “Ne presim që ata të bëjnë një test të ADN-së”, tha për AFP avokati i familjes De Mauro, Giuseppe Crescimanno.

Një monedhë e vitit 1977 u zbulua pranë mbetjeve, së bashku me një pjesë të një gazete të vitit 1978, sipas të përditshmes La Sicilia – që të dyja datojnë pas zhdukjes së De Mauros. Franca nuk i njeh rrobat, as krehrin apo orën e gjetur me trupin, tha gazeta. “Ajo nuk është e sigurt që nuk janë të tijat, nuk e përjashton këtë, thjesht nuk mund t’i kujtojë – përveç ndoshta kapelës me pom-pom”, tha Crescimanno.

Gazetari mund të jetë mbajtur prej vitesh nga rrëmbyesit dhe i janë dhënë rroba të ndryshme. Nëse AND-ja e trupit është e njëjtë me ADN-në e De Mauro, ai mund të ketë vdekur pasi arriti të arratisej.

Shpëtimtarët e policisë malore kanë nxjerrë në një video të publikuar në faqen e tyre në Facebook këtë javë duke u ngjitur në një tunel të pjerrët dhe të ngushtë në shpellë, hyrja e së cilës është pothuajse e fshehur nga jashtë. Qeni supozohej të nuhaste një person të zhdukur fiktive për qëllime trajnimi – por gjeti mbetjet e vërteta në vend.

Hetuesit besojnë se burri, i cili ishte rreth të 50-tave dhe rreth 170 centimetra i gjatë hyri në shpellë vullnetarisht, por e kishte të pamundur të dilte përsëri. Vdekja e tij nuk besohet të ketë qenë e dhunshme, thanë raportet.

De Mauro kishte bërë kërkime për filmin e regjisorit fitues të çmimeve Francesco Rosi për vdekjen e Matteit, i cili themeloi kompaninë e naftës ENI, dhe i cili vdiq në një aksident avioni të vitit 1962, i shkaktuar nga një bombë.

Bosi mafioz Salvatore “Toto” Riina u gjykua për vrasjen e De Mauros, por u shpall i pafajshëm për mungesë provash. Gazetari u rrëmbye pak ditë para dasmës së Frankës. Pasi u kthyen në shtëpi së bashku nga një shëtitje, Franka hyri brenda ndërsa babai i saj parkoi makinën. Ajo u kthye për të parë dy ose tre burra që u shfaqën pranë dhe hipën në makinë. De Mauro më pas u largua me shpejtësi, për të mos u kthyer më, sipas të përditshmes Giornale della Sicilia. Hetuesit kryesorë të çështjes u vranë me radhë nga mafia vite më vonë.

Burimi: IBT/ AFP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here