Ja sa gjatë qëndron COVID-19 në sipërfaqe të ndryshme.

Një studim i shkencëtarëve të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (National Institute of Allergy and Infectious Diseases – NIAID), pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit të SHBA, studjoi virusin e marrë nga një i infektuar duke e vendosur në sipërfaqe të ndryshme.

Testet treguan se kur virusi del në ajër përmes kollës apo tështimës, ai qëndron në ajër për rreth 3 orë, i aftë për të infektuar njerëz të tjerë. Në plastikë dhe në metal, virus ende aktiv mund të dallohej deri ditën e tretë. Në karton, virusi nuk ishte i aftë për infektim pas 24 orësh. Në bakër, virusi çaktivizohej pas 4 orësh.

Shkencëtarët zbuluan se virusi në ajër ka gjysëm-jete pas 66 minutash. Që do të thotë se do duhen edhe 66 minuta të tjera që ai ta humbasë totalisht aftësinë për të infektuar.

Koha më e shkurtër e gjysëm-jetës së virusit është në bakër, thotë studimi i publikuar si lajm më 18 mars 2020 nga Reuters. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here