Jeff Bezos i dhuroi 100 milionë dollarë Fondacionit Obama, një shumë e cila është cilësuar si donacioni më i madh që ka marrë organizata filantropike e ish-presidentit Barack Obama.
Bezos, 57 vjeç, ka qenë në një rol filantropik që kur dha dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Amazon.com Inc. në korrik, duke dhënë pothuajse 600 milionë dollarë këtë vit, përfshirë njoftimin e fundit, i cili u raportua për herë të parë të hënën nga Puck Media.
Ditë përpara se të niste një fluturim 11-minutësh në hapësirë përmes kompanisë së tij Blue Origin, Bezos njoftoi një donacion prej 200 milionë dollarësh për Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës Smithsonian, ku pjesa më e madhe e tij do të krijojë Qendrën Mësimore Bezos.
Donacionet e tij nuk kanë patur të reshtur këtë vit. Edhe pse, vazhdon të shpenzojë pa kufi me investimet e tij të reja mbi udhëtimet sub-orbitale, shpërndarja e pasurisë së tij si bamirës bie në sy me shifrat që ai dhuron.
Dhe jo vetëm ai personalisht, por dhe familja e tij, kanë dhuruar 166 milionë dollarë NYU Langone Health.
Bezos, i cili ka një pasuri prej 209.9 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, ka rritur me shpejtësi donacionet pas viteve të dhënies relativisht të vogël.
Gjithashtu, ish-gruaja e tij MacKenzie Scott është shfaqur si një nga filantropistet më të shquara në botë pas divorcit të tyre në 2019. Vetëm këtë vit ajo ka dhuruar 2.7 miliardë dollarë, duke e çuar totalin e donacioneve të saj që nga divorci në më shumë se 8.5 miliardë dollarë.