Kapet ngarkesa e e rëndë e kokainës. Lulzim Basha rëndon akuzat për shtetin si “lavatriçe”.

Në një dalje për mediat, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shpërthyer në akuza se si ndërtimi në Tiranë e në disa qytete të Shqipërisë, financohet nga paratë e drogës.

“Tirana është kthyer në një lavatriçe për pastrimin e parave përmes ndërtimit. “ – ka thënë ai. Ndërsa ka sjellë shifra të mospërputhjes që egziston në ekonominë vendase sot.

PPP-të janë cilësuar prej Bashës si një tjetër mënyrë për të pastruar para. “Inceneratorët janë një formë edhe më e thellë për kriminalizimin e ekonomisë, ku përzihen paratë e drogës me taksat e shqiptarëve. “ – është shprehur ai.

Lulzim Basha ka përmendur Abi Bank si të përfshirë në kriminalizimin financiar.

Sot gjatë orëve të para të paradites, në portin e Durrësit u kap nga policia një ngarkesë prej mbi 600 kg kokainë e cila llogaritet të arrijë vlerën 200 milionë euro. Ky fakt i ka dhënë  Lulzim Bashës momentin e duhur për të lëshuaa një stuhi akuzash se si instrumente të shtetit pastrojnë paratë e krimit.

Kjo nuk është hera e parë që Basha shprehet për skema të pastrimit të parave. Por kjo është e hera e parë që policia arrin të kapë një sasi kaq të madhe të drogërave të rënda./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here