Këshilltarja Reila Bodzo: Buxheti marketing i Veliaj duhet hetuar!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur cdo ditë në ekran, së fundi edhe në emisionet më të ndjekura, madje edhe në më shumë se një ekran njëkohësisht.

Këshilltarja bashkiake Reila Bodzo ka reaguar përmes një statusi në profiling e saj në Facebook. Ajo shkruan:

“Shumë qytetarëve u ka bërë përshtypje shpeshtësia e daljeve televizive të Erion Veliaj. Ditët e fundit ai ka qenë i pranishëm në cdo shoë të rëndësishëm në TV. Mania e €rionit për të dominuar median vazhdon edhe në ditët e fundvitit.
Shqetësimi real nuk është thjesht pse del në ekran kryetari i bashkisë. Shqetësimi është që ky kryetar bashkie ka siguruar akses në media duke qenë zemërgjerë me asetet publike.
Nëse llogarisim buxhetin e komunikimit marketing që përdor €rion Veliaj, ai është më shumë se totali i buxheteve të komunikimit marketing të disa korporatave sëbashku.

E gjithë kjo histori e vë konkurencën politike në një plan totalisht të pandershëm e të padrejtë, të denjë për t’u hetuar menjëherë!”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here