Kryeministri Rama komunikon masa të reja për sigurinë.

Në një komunikim publik, kryeminisitri i vendit, Edi Rama, i ka bërë të njohur publikut masa të reja që lidhen me sigurinë dhe rendin. Bëhet fjalë për personelin e sigurisë në shkollat e vendit. Programi është pilotuar me rezultate të kënqashme në 15 shkolla dhe tani do të shtrihet në 150 shkolla, kryesisht gjimnaze. Këta do të jenë oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program, sqaroi sot kryeministri. Oficerët do të jenë civilë dhe do të bashkëpunojnë me policinë e shtetit dhe kanë si qëllim parandalimin e fenomeneve negative në shkolla dhe hyrjen në kanalet e përdorimit dhe shpërndarjes së drograve. Masa tjetër e komunikuar nga kryeministri sot, lidhej me një regjim shumë të rreptë izolimi dhe monitorimi për personat e dyshuar apo dënuar për përfshirje në krim të organizuar. Kësaj kategorie do t’i ndërpritet cdo lloj komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. Masa e tretë e komunikuar nga Rama lidhet me sistemin e monitorimit non-stop me kamera të brugjeve të sigurisë së lartë duke filluar nga burgu 313. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here