Masa të rrepta: Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për 30 ditë.

Presidenti amerikan Donald Trump bëri njoftimin për pezullimin e fluturimeve drejt ShBA për një muaj me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Ai tha se udhëtimet nga 26 vende të Europës do të pezullohen për 30 ditë. Masat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte. Ai u shpreh se këto masa “të rrepta, por të nevojëshme” do të merren pas dështimit të Europës në parandalimin e përhapjes së virusit.
ShBA ka sot 1135 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 38 të vdekur.
Nga aplikimi i këtyre masave përjashtohet Britania e Madhe dhe personat të cilët marrin konfirmim nga strukturat përkatëse se mund të udhëtojnë. Do të vazhdojë gjithashtu transporti i mallrave dhe kargove.
/mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here