Në një botë të ngarkuar, Theta Healing mund të jetë zgjidhja që kërkoni

Në përditshmërinë tonë plot punë dhe përgjegjësi, shpesh e gjejmë veten të mbingarkuar nga stresi, mendimet negative dhe presionet e jetës. Ndërsa përpiqemi të balancohemi mes përgjegjësive dhe kërkesave të vazhdueshme, shumë prej nesh harrojnë të ndalen dhe të kujdesen për mirëqenien tonë shpirtërore dhe emocionale.

Në një kohë kur ankthi, pagjumësia dhe lodhja emocionale janë bërë pjesë e zakonshme e jetës, ka një nevojë të thellë për të rigjetur qetësinë e brendshme dhe për të harmonizuar energjinë tonë. Dhe për këtë Theta Healing® mund të bëjë një ndryshim të madh.

Theta Healing® është një metodë që ndihmon për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin përmes meditimit dhe punës me energjinë. Për shumë njerëz, kjo praktikë ka ofruar një dritë në fund të tunelit, duke i ndihmuar të kapërcejnë sfidat e tyre dhe të krijojnë një realitet më të qetë dhe të ekuilibruar.

Udhëtimi i Enxhi Leklit në Theta Healing®

Enxhi Lekli, instruktore dhe praktikuese e certifikuar e Theta Healing®, ka kaluar vetë përmes një udhëtimi të ngjashëm të transformimit. Me një pasion të thellë për zhvillimin shpirtëror, ajo nisi të kërkojë një mënyrë për të balancuar jetën e saj dhe për të kuptuar më mirë veten. Ajo gjithmonë ka pasur një interes për botën shpirtërore, duke lexuar libra dhe ndjekur mentorë të zhvillimit personal. Megjithatë, ishte përmes një seance të parë Theta Healing® që ajo ndjeu një lidhje të fortë me një energji të fuqishme, dhe kjo e bëri të vendosë të mësojë më shumë për këtë metodë.

Pas kësaj përvoje, Enxhi ndoqi më shumë se 15 kurse për të mësuar dhe praktikuar Theta Healing®, duke u certifikuar më pas edhe si instruktore. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo jo vetëm që ndihmoi veten, por gjithashtu ndihmoi të dashurit e saj dhe klientët që u drejtuan tek ajo për ndihmë.

Enxhi beson se çdo njeri ka fuqinë të ndryshojë jetën e tij përmes Theta Healing®, dhe se ajo ka misionin të ndihmojë të tjerët të gjejnë këtë fuqi brenda vetes. Përmes përvojës së saj, ajo ka parë njerëz të shërohen nga ankthi, të përmirësojnë marrëdhëniet dhe të gjejnë paqe të brendshme.

Më poshtë janë disa nga pyetjet dhe përgjigjet e saj rreth udhëtimit në këtë metodë dhe ndikimit që ka pasur tek ajo.

Cili ishte motivi kryesor që të shtyu drejt Theta Healing®?

Gjithmonë kam qenë shumë kurioze për botën shpirtërore, duke lexuar libra dhe duke ndjekur autorë apo mentorë të zhvillimit personal. Por vetëm pas një seance Theta Healing® zbulova lidhjen me një energji shumë të bukur dhe të fuqishme. Kjo më bëri kurioze të mësoj më tej për këtë modalitet dhe më pas ndoqa më shumë se 15 kurse për të mësuar si ta praktikoj dhe ta mësoj këtë metodë tek të tjerët.

Kujt i shërben Theta Healing®?

Theta Healing® shërben për njerëzit që kanë nisur rrugëtimin e tyre shpirtëror dhe duan të përmirësojnë mirëqenien e tyre. Disa nga problematikat që trajtohen përmes seancave përfshijnë ankthin, depresionin, pagjumësinë, dhe situatat ku ndiheni të pashpresë ose të pamotivuar. Gjithashtu, Theta Healing® ndihmon për të përmirësuar marrëdhëniet, për të përballuar ndarjet e vështira, dhe për të zhvilluar aftësi si komunikimi.

Çfarë i motivon njerëzit të drejtohen tek Theta Healing®?

Shumicën e herëve, njerëzit i shtyn një situatë e vështirë për të cilën po kërkojnë zgjidhje, ndihmë ose më shumë qartësi. Shpesh herë e testojnë këtë metodë për të parë nëse u sjell paqe dhe fuqi për të përmirësuar jetën e tyre, dhe shumë prej tyre më pas vazhdojnë për seanca të tjera për vetë-përmirësim dhe manifestimin e gjërave të reja.

Cilat janë arritjet përmes Theta Healing® për të cilat krenohesh?

Ka shumë raste të suksesshme që më kanë inspiruar thellë. Kam parë persona që janë shëruar nga gjendje konstante ankthi pas vetëm një seance. Gjithashtu, kam ndihmuar persona që kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre apo kanë falur dikë që i ka lënduar. Këto rezultate janë dëshmi e fuqisë transformuese të Theta Healing®.

Çfarë i duhet një personi për të arritur rezultate përmes Theta Healing®?

Për të bërë Theta Healing® është shumë e rëndësishme që të besosh në një energji të krijimit, qoftë kjo e quajtur zot apo sipas besimeve të ndryshme. Gjithashtu, nevojitet dëshira e vërtetë për të ndryshuar një aspekt të jetës dhe të jesh i hapur për të folur mbi emocionet dhe ndjesitë gjatë seancave.

Eventi ThetaHealing® me Enxhi Leklin – Basic DNA 

Në datat 22-24 nëntor 2024, një seminar unik me Enxhi Leklin do të zhvillohet në Tiranë. Ky seminar është mundësia juaj për të filluar një udhëtim transformues drejt thellimit shpirtëror dhe shërimit personal. Nën udhëheqjen e Enxhi Lekli, ju do të mësoni teknikat themelore të Theta Healing®, duke hapur rrugën për t’u bërë një praktikues i certifikuar.

Përmes këtij kursi intensiv 3-ditor, do të eksploroni potencialin e pakufizuar të mendjes tuaj, duke zbuluar se si të ndryshoni besimet dhe modelet që ju pengojnë nga arritja e jetës që dëshironi.

Për të gjithë ata që janë të interesuar në shërimin energjetik dhe transformimin personal, ky seminar është një mundësi e jashtëzakonshme. Nuk keni nevojë për përvojë të mëparshme, vetëm një zemër të hapur dhe dëshirën për të mësuar dhe rritur. Bursa është e disponueshme për ata që aplikojnë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj këtij rrugëtimi.

Bëni hapin e parë drejt një ndryshimi të thellë në jetën tuaj!

Për më tepër informacion, vizitoni Intu Healing.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here