Nga Dr. Apostol Vaso: Romantizmi si rrymë letrare, kërkesa e të sëmurëve dhe ndryshimet klimaterike.

Doktor Apostol Vaso ka shkruar në vitin 2017 mbi romantizmin në mjekësi, një publikim i cili vlen shumë për tu konsideruar në ditët e izolimit që jetojmë.

Po e sjellim më poshtë publikimin e Dr. Apostol Vaso të marrë nga profili i tij në Facebook.

”Romantizmi si rrymë letrare, kërkesa e të sëmurëve dhe ndryshimet klimaterike.

Romantimi karakterizohet nga idealizimi i natyrës dhe shoqërisë. Kjo rrymë trajton në mënyrë ideale personazhe të jashtezakonshëm në rrethana të jashtëzakonëshme dhe vlerësimin e të shkuarës. Kjo rrymë lindi si rezultat e nevojës për transformimet në shoqërinë e atëhershme, që karakaterizohej nga shfrytëzimi i egër dhe pakënaqësia popullore. Përfaqësuesit e kësaj rryme vendosen në qendër të veprave të tyre ndjenjën njerëzore, duke përdorur me mjeshtri imagjinatën e tyre artistike.
I sëmuri dhe vecanërisht i sëmuri me dhimbje, që unë ballafaqohem përditë në praktikën time klinike, në të vërtetë vjen për të shprehur pakënaqësinë e tij për ndjesinë e dhimbjes dhe në themel të kërkesës së tij për të përmirësuar gjendjen ka ndryshimin ose transformimin e kësaj situate në atë situatë të shëndetëshme dhe të bukur, që ai ka në imagjinatën e vet. Ai revokon të kaluarën e tij me ngjyra të bukura dhe intensive, duke u shprehur, se ai ka qenë aktiv dhe shijonte jetën, dashurinë, natyrën, familjen dhe krijimtarinë e tij të përditëshme. Kështu, që në një fare mënyre, ai nuk bën asnjë gjë më pak se përfaqësuesit e rrymës së romantizmit. Madje ai kërkon më tepër, ai dëshiron që këto ndryshime mundësisht të mos i përjetonte, ose në rastin më të mirë mjeku, që në rastin konkret jam unë, ti ndryshoj në cast, pra nga njëra sekuencv e kohës në tjetrën. Pra edhe i sëmuri kërkon të bëhet i “jashtëzakonshëm” në situatë të “jashtëzakonshme” për atë vetë, që është e shkuara e tij, ose situata që ai mendon ose e ka të idealizuar në mendimin e tij.
Nëse ne si punonjës shëndetësor, do të mendonim një lloj si kritikët letrar për romantizmin, i sëmuri nuk do të kishte asnjë shpresë për të ndryshuar gjendjen, sepse këto kërkesa për ndryshim, sipas këtij këndvështrimi kritik, quhen ideale ose romantike.
E njëjta gjë ndodh edhe me ndryshimet klimaterike, edhe për ato, ne kërkojmë që të ndryshojnë dhe mundësisht klima dhe natyra të bëheshin ashtu, sic romantikët e përshkruajnë në veprat e tyre.
Atëhere nëse kërkesat e sëmurëve, që bazohen në ndjesitë e tyre negative, ne do ti konsideronim romantike, që nuk është se nuk ndodh, cfarë pozite dhe roli do të kishte misioni ynë si punonjës të shëndetit ?
Për të dhënë një përgjigje më të plotë, unë mendoj që të bëhet një rivlerësim i koncepteve “Romantizëm” dhe “Realizëm”.
Rivlerësimi duhet kuptuar që ndodh në dy njësi matëse. Romantizmi ka si njësi themelore të matjes atë që nuk ndryshon dhe është e njëjtë për të gjithë, që është e mira e pafundme ose e përjetshmja e pakohë, pra formula e pandrysheshme dhe Realizmi ka si njësi themelore, atë që nuk është e njëllojtë për të gjithë, por që ndryshon dhe lëviz pa rreshtur.
Pra miq, mund të më thoni, kush sjell ndryshime dhe siguron një të ardhme të qartë për gjeneratat që janë përgjegjësia jonë ? Romantiku i ” pashpresë”, apo “Realisti” i suksesshëm ?

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here