Pse askush nuk e shtembëron dot të vërtetën e Bujar Asqeriut?

Bujar Asqeriu na drithëroi me të vërtetat që tha në një fjalim prekës. Duke marrë shkak nga konflikti mbi teatrin, artisti Asqeriu na përshkroi me fjalë të thjeshta kontrastin mes punës me pasion dhe të pakpaguar të artistëve dhe punës së pushtetarëve që kanë prioritet fitimin, korrupsionin, hajdutërinë.

E vërteta e Asqeriut na kujtoi edhe një herë sa shëmtuar e kemi ndërtuar shoqërinë ku jetojmë. Por nëse jemi mësuar që të dëgjojmë akuza korrupsioni edhe për punët e pakpaguara duke e bërë vjedhjen ves të të gjithëve, e duke përfshirë vend e pa vend korrupsionin tek mësuesit, mjekët etj., Bujar Asqeriut nuk mundi t’ia rrëzonte askush të vërtetat që tha. Sepse Bujarit vetë nuk mund t’i bënte askush akuzën se në punë kishte shkuar për të vjedhur sikurse të gjithë ata që ai akuzoi… /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here