Mimi Kodheli “rrëzohet” përballë koordinatores së PD.

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë padinë që ministrja Mimi Kodheli i ka bërë koordinatores së Partisë Demokratike për një deklaratë të bërë në vitin 2015 nga selia e PD.

Në nëntor 2015, disa media dhe Partia Demokratike akuzuan ministren Kodheli se kishte bërë fituese të një tenderi për mbrojtjen e hapësirës detare një kompani të papërshtatshme si pasojë e aferave korruptive dhe interesit direkt të saj për të cënuar monitorimin e hapësirës detare.

Kodheli paditi Bozdon në gjykatë duke kërkuar 50.000 euro për shkaktim dëmi.

Pas një proҫesi 2-vjeҫar, Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi padinë e Kodhelit.

Në një status në profilin në Facebook, Reila Bozdo thotë se ҫështje me të tillë subjekt nuk duhet të proҫedohen fare nga gjykata. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here