Vettingu. Si ta kuptojmë më mirë? (Serbia dhe Bullgaria).

E. Rrokaj, L. Halimi, S. Vrapi

Sistemet efektive të drejtësisë, duke përfshirë cilësinë, pavarësinë dhe efikasitetin, kanë një rëndësi të madhe për Shtetet Anëtare të BE për të arritur rritje të qëndrueshme. Vendimet e sakta, të parashikueshme, në kohë dhe të zbatueshme, kontribuojnë në besimin dhe stabilitetin e një vendi për të krijuar një mjedis biznesi të favorshëm për veprimtarinë sipërmarrëse dhe investimin. Synimi i përgjithshëm i procesit të reformës është krijimi i një sistemi drejtësie të besueshëm, të drejtë, të pavarur, profesional dhe të orientuar drejt shërbimit, të hapur, të përgjegjshëm dhe efiçient, i cili të gëzojë besimin e publikut, të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të vendit dhe të mundësojë integrimin e tij në familjen evropiane. Një sistem drejtësie me këto tipare është parakusht i domosdoshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, respektimin e lirive dhe të drejtave të individit, barazinë e shtetasve përpara ligjit, përparimin ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian. Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të rolit që institucionet publike luajnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Në Shqipëri, procesi i vettingut  konsiderohet themelor për zbatimin e reformës së vazhdueshme të drejtësisë, pasi një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm mund të kontribuojë në vendosjen e sundimit të ligjit në vend. Sondazhet tregojnë se shumica e popullsisë shqiptare beson se sektori i drejtësisë është më i korruptuar dhe vuan mungesën e pavarësisë dhe profesionalizmit.

Origjina e vettingut

Fjala vetting është përdorur për herë të parë në shekullin e XVII në garat me kuaj. Veterineri kontrollonte kafshët për të verifikuar nëse një kalë ishte i gatshëm të merrte pjesë në një garë apo jo. Ky proces u quajt “vetting”. Vite më pas, në fillim të shekullit të  XIX ky term u përdor si një sinonim i vlerësimit të dickaje apo dikujt. Fillimisht përdorej më shumë në fushën e shërbimit ushtarak, por me kalimin e kohës termi u përdor në perspektivën gazetareske kur artikujt vettoheshin përpara se të botoheshin.  Megjithatë, ditët e sotme, përdormi i kësaj fjale mund të shihet në perspektiva të ndryshme. Jo vetëm politikanët, por edhe institucionet apo personat në fushën gjyqësore mund të ”vettohen”.

Ҫfarë është reforma në drejtësi (Vettingu)?

Reforma në drejtësi është procesi i shqyrtimit të ligjeve ekzistuese dhe zbatimi i ndryshimeve në një sistem ligjor, zakonisht me qëllim të rritjes së drejtësisë apo efikasitetit.

Shumë  reforma në drejtësi janë të krijuara nga qeveritë, megjithëse zakonisht janë të pavarura nga kontrolli i qeverisë, duke siguruar pavarësinë intelektuale për të reflektuar me saktësi dhe për të raportuar se si duhet të përparojë ligji.

Aktivitetet e reformës në drejtësi  mund të përfshijnë përgatitjen dhe paraqitjen e rasteve në gjykatë me qëllim të ndryshimit të ligjit të përbashkët, lobimin e zyrtarëve për të ndryshuar legjislacionin dhe hulumtime apo shkrime që ndihmojnë në krijimin e një baze empirike për aktivitete të tjera të reformës ligjore.

Vettingu ka ndodhur më par edhe në vende të tjera të botës. Më poshtë po sjellim rastin e Serbisë dhe Bullgarisë.

Vettingu në Serbi

 Termi  i Vettingut në Serbi është perdorur për herë të parë në 2007. Zbatimi  i këtij procesi ishte i rëndësishëm për këtë shtet pasi tashmë ai synonte futjen në Bashkimin Europian. Për të arritur këtë gjë si fillim Serbia duhet të ekzaminonte institucionet e saj pasi konsideroheshin që ishin të varura nga persona me pozita të larta dhe nëpër këto institucione ekzistonte një korrupsion i lartë. Sa të drejta ishin procedurat e vettingut në Serbi?

Sipas raportit të paraqitur lidhur me ecurinë e Këshillit Prokurorial të Shtetit në Serbi (SPC), ka pasur një mungesë të arsyetimit të vendimmarrjes për prokurorët që nuk u konfirmuan në detyrë pas vettingut. Shumë prej tyre nuk iu dha një arsye e përshtatshme lidhur me shkakun pse ata nuk mund të qëndronin në detyrë. Për më tepër, sa i takon një prej kushteve të vettingut, profesionalizmit, përsëri kishte një mungesë të dokumenteve që të tregonin se kandidatët nuk ishin mjaftueshëm “profesionalë” që të mbanin këtë funksion. Shumë prej vendimeve që u dhanë u justifikuan me idenë se kishte vetëm një numër të caktuar pozicionesh. Në fund, kandidatët i përmbushnin kushtet e nevojshme për të marrë pozicionet e tyre, por pretendimet e tyre nuk u dëgjuan nga gjykata.

Në këtë rast, ne mund të afirmojmë se ka pasur shkelje të rënda konkretisht në katër orientime. Duke filluar me menjëhershmërinë në kuptimin procedural u konfirmua se nuk ishte mbajtur as edhe një seancë e vetme. Megjithatë ka pasur intervista të ndryshme të mbajtura nga përfaqësuesit e institucioneve. Gjithashtu, palët nuk u njoftuan për seancat dhe as nuk iu dha ndonjë informacion në lidhje me kohëzgjatjen. Procesi i ndershëm dhe ndalimet u shkelën gjithashtu, në kuptimin që disa prej të dhënave që u mblodhën nuk ishin objekt i qëllimit të procesit. Sigurisht që për hir të procesit këto të dhëna nuk kërkoheshin dhe nuk ishin të nevojshme absolutisht. Ajo që është gjithashtu surprizuese është fakti që përfaqësuesve iu tha se seancat nuk do të ishin publike edhe pse rregullat parashikojnë të kundërtën. Sa i përket kërkesave që kandidatët të mbanin detyrën e tyre: efikasiteti, kualifikimet, kompetenca dhe integriteti, përmbushja e tyre ishte e kënaqshme. I vetmi rast për të gjetur mangësi ishte efikasiteti.Vettingu mund të shihet edhe nga një këndvështrim negativ kur kjo fjalë mund edhe të shihet sikur dikush nuk po kërkon për atributet mbështetëse por për faktorët që mund të shkaktojnë eliminimin e një prej personave të përmendur më parë. Për këtë arsye, ne mund të arrinim në përfundimin SPC më shumë po kërkonte për informacione që do ta dëmtonin kandidatin dhe do ta bënin më të vështirë për ta përmbushjen e kushteve. Gjithashtu nuk kishte një mbështetje për kandidatët për të provuar të kundërtën duke paraqitur provat që mund të përmirësonin situatën e tyre. SPC vendosi për 126 raste të prokurorëve të pazgjedhur (pakonfirmuar) nga të cilët 115 u refuzuan. Duke e ditur këtë, SPC nuk mund të justifikonte vendimin për 115 kandidatë duke u bazuar vetëm në prezumimin se kërkesat e vettingut nuk janë përmbushur, dhe duke mos u dhënë atyre një shans për të mbështetur mbrojtjen e tyre duke paraqitur prova. Kjo do të thotë se, SPC realisht nuk po i kushtonte vëmendje vendimeve që u morën nga kandidatët, por vetë kandidatit.

Më 17 dhjetor 2009, u shkarkuan 730 gjyqtarë, një e treta e gjykatësve serb, si dhe 100 prokurorë dhe ndihmës prokurorë. Në të njëjtën kohë, 876 gjyqtarë të tjerë dhe 88 ndihmës prokurorë u emëruan për herë të parë, për një periudhë provuese prej tre vjetësh.

 Besimi i qytetarëve serb

Sipas studimit të bërë nga World Bank në 2009 besueshmëria në reformën në drejtësi nga populli ishte shumë e ulët. Vetëm 1 në 4 banorë besonte në këtë gjë. Shumica mendonte që sistemi gjyqësor ishte i korruptuar dhe nuk besonin në të. Besimi  kryesisht dëmtohej nga procedurat gjyqësore afatgjata, korrupsioni, ndikimi politik në gjykata dhe nga politika e keqe dhe jo transparente e personelit. Sipas studimit të bërë në 2013 besueshmëria e njerëzve kishte ndryshuar dhe numri i personave që besonin në drejtësi ishte rritur. Kjo tregoi se vendosja e reformës po niste të jepte rezultatet e saj dhe pse në fillim ishte një konfuzion për vendin.

Vettingu në Bullgari

Bullgaria është anëtare e BE që nga 1 janari 2007. Aplikimi i  saj per t’u antarësuar është dorëzuar më 14 dhjetor 1995. Bullgaria nuk ishte pjesë e projektit të Grupit të Luksemburgut që nisi negociatat në fillim të vitit 1998, por mori dritën jeshile për fillimin e negociatave në Këshillin Europian të Helsinkit në dhjetor 1999. Negociatat filluan në fillim të vitit 2000 dhe u mbyllën teknikisht në mes të vitit 2004, dy vjet e gjysmë përpara vitit 2007, në të  cilën Bullgaria e formuloi si objektiv të saj datën në fillim të negociatave.

Sistemi gjyqësori bullgar ka probleme të thella strukturore zgjidhja e tyre do të jetë një proces i ndërlikuar dhe i gjatë. Eshte vështirë të imagjinohet se ky proces mund të përfundojë deri në vitin 2012. Gjyqësori si një zone që nuk mbulohet nga acquis nuk ka qenë në thelb të procesit të BE-së gjatë fazës së para-aderimit, por patjetër duhet të jetë pjesë e procesit në vazhdim te Evropianizimt te  vendit. Kur kuptohet si një instrument për bashkëpunimi midis Komisionit, shteteve anëtare të BE-së me praktikat më të mira, autoritetet bullgare dhe shoqëria civile bullgare, CVM ka qenë dhe mund të jetë një instrument i dobishëm për evropianizimin e mëtejshëm të Bullgarisë. Reforma në drejtësi kishte në kontekst të saj : • Krijimi i një Këshilli të Lartë Gjyqësor të veçantë për gjyqtarët, me kompetencë të plotëpër emërimin, promovimin dhe sanksionimin e tyre;• Shkurtimin  e numrit të anëtarëve të SJC-së dhe reduktimi e sherbimit nga 15 vjet ne 12 vjet.• Shkurtimin e afatit të shërbimit të SJC-së nga 5 në 3 vjet;• Reduktimi i kuotës parlamentare në SJC në 1/3;• Futja e një shumice të kualifikuar për zgjedhjet parlamentare të anëtarëve të SJC. Administrimi i SJC kryesohet nga një Sekretar i Përgjithshëm dhe është i strukturuar në pesë drejtori.

Vettingu në Shqipëri

Pse nevojitet një proces verifikimi në Shqipëri? Në Shqipëri, procesi i vettingut  konsiderohet themelor për zbatimin e reformës së vazhdueshme të drejtësisë, pasi një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm mund të kontribuojë në vendosjen e sundimit të ligjit në vend. Sondazhet tregojnë se shumica e popullsisë shqiptare beson se sektori i drejtësisë është më i korruptuar dhe vuan mungesën e pavarësisë dhe profesionalizmit.

Kush do të jetë subjekt i vettingut ? Sipas kuadrit ligjor tashmë në fuqi, i nënshtrohen shqyrtimit:• Të gjithë gjyqtarët shqiptarë duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.• Të gjithë prokurorët shqiptarë duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm.• Kryeinspektori dhe të gjithë inspektorët e Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve.• Të gjithë këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të gjykatave administrative dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.• Ish-gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë, të cilët kanë shërbyer për të paktën tre vjet nëse kërkesa për procedurë.

Procesi i vettingut përbëhet nga:– Rivlerësimi i pasurive- Kontrollimi i dokumentacioneve- Shqyrtimi i aftësive profesionale

Plani i veprimit:

I.  SISTEMI I DREJTËSISË SIPAS KUSHTETUTËS DHE GJYKATA KUSHTETUESE

Objektivi 1: Ruajtja e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i Presidentit në sistemin e drejtësisë dhe garantimi i bashkëpunimit mes institucioneve kushtetuese

Objektivi 2: Ridimensionimi nga pikëpamja kushtetuese i institucioneve që lidhen me gjyqësorin, si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, me synimin kryesor garantimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, efektiv dhe llogaridhënës

Objektivi 3: Garantimi i pavarësisë dhe i efektivitetit të Gjykatës Kushtetuese në këndvështrimin kushtetues

Objektivi 4: Rritja e efiçencës dhe efikasitetit të Gjykatës Kushtetuese në nivel ligjor

II. SISTEMI GJYQËSOR

Objektivi 1: Rritja e aksesit dhe efektivitetit në sistemin gjyqësor nëpërmjet riorganizimit të sistemit gjyqësor

Objektivi 2: Garantimi i pavarësisë dhe efektivitetit të Gjykatës së Lartë

Objektivi 3: Mirëqeverisja e gjyqësorit në funksion të pavarësisë, përgjegjshmërisë, eficencës dhe transparencës së tij

Objektivi 4: Konsolidimi i garancive të statusit të gjyqtari

Objektivi 5: Garantimi i transparencës së pushtetit gjyqësor

Objektivi 6: Rritja e efiçencës së administratës gjyqësore në përputhje me standardet europiane

Objektivi 7: Krijimi i një raporti të ri të sistemit tonë gjyqësor me Gjykatat Europiane

Objektivi 8: Rritja e efektshmërisë së sistemit të drejtësisë nëpërmjet zbatimit të vendimeve gjyqësore

III.  DREJTËSIA PENALE

Objektivi 1: Rritja e efikasitetit të drejtësisë penale nëpërmjet konsolidimit të misionit dhe funksioneve të Prokurorisë si dhe përmes riorganizimit të strukturave të saj dhe rishpërndarjes së përgjegjësive mes tyre.

Objektivi 2: Konsolidimi i garancive të statusit të prokurorit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies në ushtrimin e detyrës

Objektivi 3: Riorganizimi në tërësi i policisë gjyqësore, duke forcuar dhe përmirësuar statusin e saj, profesionalizmin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efiçencën.

Objektivi 4: Forcimi i garancive procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në apel.

IV. EDUKIMI LIGJOR DHE ARSIMI JURIDIK

Objektivi 1: Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e zbatimit të ligjit

Objektivi 2: Reformimi i sistemit të arsimit juridik universitar

Objektivi 3: Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe praktikave të trajnimit fillestar dhe vazhdues në profesionet e lira

Objektivi 4: Konsolidimi i sistemit të rekrutimit, trajnimit fillestar, trajnimit vazhdues dhe profilizimit të magjistratëve dhe i trajnimit të punonjësve të institucioneve që ushtrojnë funksione ndihmëse të drejtësisë.

V. SHËRBIMET LIGJORE DHE PROFESIONET E LIRA

Objektivi 1: Përmirësimi i nivelit të shërbimeve të avokatisë dhe rritja e profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies në ushtrimin e këtij profesion.

Objektivi 2: Përmirësimi i nivelit të shërbimeve të noterisë dhe rritja e profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies në ushtrimin e këtij profesioni.

Objektivi 3: Garantimi i ekzekutimit efektiv të titujve ekzekutiv duke përmirësuar rregullat procedurale dhe nivelin e shërbimit të përmbaruesve, si dhe duke rritur profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien në ushtrimin e këtij profesion.

Objektivi 4: Rritja e përdorimit të dhe nivelit të shërbimit të ndërmjetësimit si dhe profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së ndërmjetësve.

V. ANTIKORRUPSIONI

Objektivi 1: Nxitja e pjesëmarrjes së publikut në luftën kundër korrupsioni.

Objektivi 2: Krijimi i një trupe gjyqtarësh dhe prokurorësh me integritet të lartë etiko-moral dhe profesional, duke përmirësuar sistemin e vlerësimit dhe rivlerësimit të performancës dhe etikës së tyre.

Objektivi 3: Parandalimi i korrupsionit nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe forcimit të hetimit administrativ dhe penal mbi pasuritë e tyre.

Objektivi 4: Ndëshkueshmëria e veprave penale në fushën e korrupsionit duke synuar forcimin e zbulimit dhe hetimit proaktiv dhe krijimin e strukturave të specializuara Anti-Korrupsion.

VII. FINANCIMI I SISTEMIT TË DREJËSISË

Objektivi 1: Mbështetje e nevojshme financiare dhe infrastrukturore të sistemit të drejtësisë, duke synuar në rritjen e pavarësisë, efiçencës dhe profesionalizmit të tij. /mendimi.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here