Qytetarët po protestojnë sepse vendi po keqqeveriset. Çmimet janë rritur, ndërsa pensionet e tyre janë të vogla, duke e bërë koston e jetesës shumë të lartë. Ata shprehen se të rinjtë po emigrojnë për të gjetur shpresën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, madje u shprehën se prandaj pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në protestë janë të moshës së mesme dhe të lartë.
Julian Deda u shpreh se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk shprehet duke qëndruar në divan, apo në kafe, por duke dale në shesh.
Pamjet tregojnë një numër të lartë qytetarësh që vijnë nga rrethet të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kalimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Një qytetar u shpreh kryeministri Rama duhet të japë llogari përpara popullit dhe i bëri thirrje qytetarëve të tjerë të bashkohen.
Ndërkohë vijon seanca në Gjykatën e Apelit përsa i përket vulës së Partisë Demokratike, ku sipas informatave, në seancë ka dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane.
Mendimi.al