Histori të vërteta, shqetësime që duhen ndarë me të tjerët.
Me siguri ju ka ndodhur që sa më shumë të flisni me miqtë tuaj për diçka që ju shqetëson aq më shumë e shkarkoni ngarkesën emocionale, dhe kur dëgjoni veten duke treguar, gjeni përgjigjet që kërkonit.
Ose ju bën të ndjheni mirë kur gjeni dhe këndvështrime të ndryshme nga të tjerë që janë më të ftohtë për të gjykuar ndaj situatës që ju është krijuar.
Prandaj na shkruani dhe na tregoni historitë tuaja, mendimet tuaja qoftë dhe ato të fshehta, pyetje të përditshmë, të zakonëshme për të cilat kërkoni zgjidhje të thjeshta.
Na tregoni një ëndërr që ju bëri të zgjoheni në mes të natës, e cila mbetet në mendje, ëndrrat e ndërprera në mes dhe që të mundojnë gjatë ditës dhe imagjinon me sy hapur sesi do të përfundonte në disa variante.
Na shkruani për marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe armiqtë, komshinjtë, kolegët, partnerët, situatat e ditës në vendet ku shkoni. Bashkë mund t’i kuptojmë më mirë disa gjëra të cilat nuk kanë formë të plotë, nëse nuk i ndani me të tjerët. Çifti K. ka eksperiencën që ju mungon dhe mund t’ju orjentojë. Sipas llojit të ngjarjes do t’ju përgjigjet ose zoti K. ose zonja K. Rrallë mund të jenë të dy në një mendje për përgjigje të përbashkët. Na shkruani për çdo gjë në inbox. Do të kënaqemi shumë së bashku./mendimi.al