Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza mbrëmë gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend ka publikuar me foto dhe emra bashkëpunimin e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar. Përmes fotove Basha ka treguar se si kriminelë të cilët duhet të ishin në kërkim gjendeshin në foto në zyrat elektorale të Partisë Socialiste gjatë mbledhjeve të shtabit elektoral. Basha ka shpjegua mekanizmin e këtij bashkëpunimi në të cilin Rama bashkëpunon me bandat për të fituar zgjedhjet dhe më pas i shpërblen bandat me copat e pushtetit.