Si kryeministri i ri, Lulzim Basha në “Opinion”.

Lulzim Basha, lideri i opozitës shqiptare u shfaq mbrëmë në emisionin Opinion nga Blendi Fevziu, në formatin e kandidatit për kryeministër, gati dhe i qartë për të marrë drejtimin e vendit.

Formula ekonomike e propozuar nga demokratët që herët u bashkua me kthjellësinë etike dhe europiane të Lulzim Bashës duke i dhënë dritën e kryeministrit të ri.

Shqiptarët, të zhytur në pasiguri dhe varfëri, panë dje në ekran një lider mendjendarë për të marrë përgjegjësitë serioze të krizës.

Lulzim Basha ka përshkuar rrugën e vështirë të opozitarizmit përballë një kundërshtari të paparashikueshëm. Vështirësitë në 7 vite kristalizuan karakteristikat e figurës politike të Lulzim Bashës duke bërë më të dukshme qetësinë, kthjellësinë, qëndrueshmërinë, etikën, durimin dhe ndjeshmërinë njerëzore.

Ndërsa përmes ngjarjeve qytetarët kuptuan se qeveria sot është grabitëse përtej çdo dyshimi, Lulzim Basha u shfaq dje, në kohën e duhur për të mbushur zemrat e tronditura të shqiptarëve, i vendosur dhe i gatshëm për detyrën e Kryeminisitrit të Ri.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here