Mentaliteti pozitiv është themeli i një jete të plotë dhe të suksesshme. Ai na fuqizon të shohim mundësi në vend të pengesave dhe t’u qasemi sfidave me elasticitet dhe vendosmëri.
Më poshtë do të gjeni 10 shprehje të fuqishme që do t’ju frymëzojnë të kultivoni mentalitetin pozitiv dhe të ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit për mirë.
- “Ndryshoni mendimet tuaja dhe ju do të ndryshoni botën tuaj.” – Norman Vincent Peale
- “Mos u ndalni në të shkuarën, mos ëndërroni për të ardhmen, por fokusohuni në të tashmen.” – Buda
- “Çfarëdo që mbjellim në nënndërgjegjjen tonë dhe e ushqejmë me përsëritje dhe emocione, një ditë do të bëhet realitet.” – Earl Nightingale
- “Çojeni mendjen në drejtimin e duhur dhe do të shihni se si jeta juaj po shkon në drejtimin e duhur.” – Joel Osteen
- “Sa më shumë ta ushqeni mendjen tuaj me mendime pozitive, aq më shumë gjëra të mëdha mund të tërhiqni në jetën tuaj.” – Roy Bennett
-
“Nuk mund të keni një jetë pozitive dhe një mendje negative.” – Joyce Meyer
- “Kur bëhesh zot i mendjes tënde, je mjeshtër i gjithçkaje.” – Swami Satchidananda
- “Çfarëdo që mendja juaj mund të konceptojë dhe të besojë se mund ta arrijë, do ta bëj.” – Napoleon Hill
- “Ushqeni mendjen tuaj ashtu si ushqeni trupin tuaj. Ushqejeni me ide të mira, kudo që mund të gjenden. Jini gjithmonë në kërkim të ideve të mira; një ide biznesi, një ide produkti, një ide shërbimi, një ide për përmirësim personal. Çdo ide e re do të ndihmojë për të përmirësuar filozofinë tuaj. Filozofia juaj do ta udhëheqë jetën tuaj dhe jeta juaj do të shpaloset me dallim dhe kënaqësi.” – Jim Rohn
- “Ju duhet të fitoni betejën brenda mendjes suaj përpara se të fitoni betejën reale në jetë.” – John Addison