Tiranë – Prindërit peticion kundër vendimit për orë të shkurtuara.

Për arsimin parauniversitar, mësimi për vitin e ri akademik filloi zyrtarisht në datën 27 Shtator. Vetëm pas pak ditësh, pasi u komunikua tek prindërit orari i mësimit me orë të shkurtuara 30 minutëshe, disa prindër u organizuan dhe i drejtuan institucioneve përkatëse, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kërkesën që fëmijët e tyre të kenë orë mësimore të plota.

Iva Caushaj, një nga prindërit e aktivizuar me këtë nismë, thotë se “vendimi u zyrtarizua, dhe na u bë me dije përmes mediave, vetëm dy ditë para fillimit të procesit mesimor.
Një vendim, i marrë apriori, dhe, mbi të gjitha, pa konsideruar asfare pasojat shkatërruese që do të lërë tek brezat në rritje, si në aspektin e nxënies, po aq, edhe në lëmin psikologjik dhe atë emocional të fëmijëve. Gjithashtu, kaosi që do të krijojë ndër familjet shqiptare, për të cilat nuk është menduar ndonjë zgjidhje, se si do mund të përballojnë mësim me turne, duke qenë në punë.

Eshtë një vendim krejt i pallogjikshëm për disa arsye:

Eshtë viti i tretë, ku, edhe ajo pjesë e arsimit të sakatuar që kishim, është futur në një rrugë pa krye, me pasoja që do ndihen gjatë ndër breza. Janë cikle të plota arsimore të djegura nga mësimi online dhe ai me turne, që do tv gjenerojnë pasoja të rënda dhe afatgjata.

Mësuesit janë vaksinuar në masë.

Cdo dite zhvillohen aktivitete nga më të ndryshmet private e publike, me kapacitet personash që i tejkalojnë disa herë normat që lyp pandemia, ndërsa shkollat vendosen të jenë me turne.
Kjo, vërtet nuk ka kurrfarë llogjike!

Pyetja që lind është: A nuk mjaftuan dy vite mësimi, online dhe me turne, për të gjetur dhe ndërmarrë masat e duhura, që procesi mesimor të mos sakrifikohej edhe këtë vit?!” – thotë Caushaj.

Prindërit kanë ndërmarrë një peticion dhe po mbledhin firma për të ushtruar presion tek institucionet. Kërkesa ndaj institucioneve përkatese është  e panegocijueshme: Orë të plota mësimore, 45 minutëshe dhe mësim pa turne.
Mbi këtë bazë është përgatitur peticioni që po firmoset fizikisht nga prindër e qytetarë në Tiranë.
Peticioni dhe kërkesa do t’u dorëzohen përkatesisht Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e hënë, më datë 4 tetor 2021.
Afati kohor që i është lënë institucioneve për të reaguar është pesë ditë. Në rast mosreagimi pozitiv ndaj kërkesës sv parashtruar, protesta do të pvrshkallëzohet në bojkot dy ditor të procesit mësimor, duke vazhduar më tej protestën fëmijë-prindër para Ministrisë së Arsimit, deri në përmbushjen e asaj çka kërkohet dhe është jetike për brezin në rritje.

Prindërit iniciatorë janë angazhuar me një stendë në Pazarin e Ri ku presin të mbledhin firma nga prindër të tjerë.

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here