Shtatëmbëdhjetë misionarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, 12 të rritur dhe 5 fëmijë, u rrëmbyen në Haiti të Shtunën, sipas organizatës Christian Aid Ministries në një deklaratë për shtyp.
Misionarët po udhëtonin me automjet të shtunën për në Titanyen, në veri të kryeqytetit Port-au-Prince, pasi vizituan një jetimore në zonën Croix des Bouquets. Ata janë rrëmbyer përgjatë rrugës midis dy vendeve.
Situata në Haiti sa vjen e përkeqësohet, që nga gushti i këtij viti kur vendi u përball me një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.2 goditi më shumë se 2.200 njerëz në gusht dhe shumë shtetas u detyruan të imigrojnë për në brigjet e SHBAs.
Gjithashtu vendi ka një histori të gjatë me dhunën dhe rrëmbimet nga bandat të cilat destabilizojnë vendin. Kombi më i varfër i Hemisferës Perëndimore po përballet përsëri me një rritje të rrëmbimeve të lidhura me bandat që ishin zvogëluar muajt e fundit, pasi Presidenti Jovenel Moïse u qëllua për vdekje në rezidencën e tij private më 7 korrik.
Rrëmbimi i misionarëve erdhi vetëm disa ditë pasi zyrtarë të nivelit të lartë amerikan vizituan Haitin dhe premtuan më shumë burime për Policinë Kombëtare të Haitit, përfshirë 15 milionë dollarë të tjerë për të ndihmuar në zvogëlimin e dhunës së bandave, e cila këtë vit ka zhvendosur mijëra Haitianë që tani jetojnë në strehimore të përkohshme në kushte gjithnjë e më johigjienike.
Bandat janë akuzuar shpesh për rrëmbimin e nxënësve të shkollës, mjekëve, oficerëve të policisë, autobusëve të udhëtarëve dhe të tjerëve, ndërsa ata bëhen më të fuqishëm. Në prill, një njeri që pretendonte se ishte udhëheqësi i 400 Mawozo i tha një stacioni radio se ishte përgjegjës për rrëmbimin e pesë priftërinjve, dy murgeshave dhe tre të afërmve të njërit prej priftërinjve atë muaj. Ata u liruan më vonë shkruan CNN.
DASH tha të dielën se ështe në kontakt të rregullt me autoritetet e larta të Haitit dhe do të vazhdojnë të punojnë me ta dhe partnerët ndërinstitucionalë.