Qindra Nudistë pozojnë në një vepër arti në Detin e Vdekur

Qindra njerëz të veshur vetëm me bojë të bardhë të trupit kanë ecur nëpër një hapësirë të ashpër të shkretëtirës pranë Detit të Vdekur, pjesë e projektit më të fundit të fotografisë të artistit amerikan Spencer Tunick.

Fotografi 54-vjeçar vizitoi vendin në Izraelin jugor si mysafir i ministrisë së turizmit për të portretizuar për herë të tretë tkurrjen e Detit të Vdekur përmes subjekteve nudo.

“Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë,” tha Tunick, i cili ka vënë në skenë dhjetëra xhirime nudo në shkallë të gjerë në të gjithë botën.

Një dekadë më parë, Tunick ka fotografuar më shumë se 1.000 modele nudo të shtrirë në ujë në brigjet e kripura të Detit të Vdekur, i cili tërhiqet me rreth një metër në vit.

Izraeli dhe Jordania kanë devijuar pjesën më të madhe të ujit të rrjedhës së sipërme për bujqësinë dhe ujin e pijshëm, ndërsa nxjerrja e mineraleve dhe avullimi i përshpejtuar nga ndryshimet klimatike e kanë përkeqësuar problemin.

Artisti u kthye në Detin e Vdekur aty ku më përpara ai kishtë xhiruar nudo të shtrirë në ujë, dhe e gjeti vendin të tharë, me rërën me kore dhe vrima të thella. Atëherë, për foton e radhës ai mendoi t’i mbulonte modelet me bojë të bardhë për të evokuar historinë biblike të gruas së Lotit, e cila thuhej se ishte kthyer në një shtyllë kripe.

“Ministria izraelite e turizmit pagoi shpenzimet e fluturimit dhe tokës të Tunick”, tha Hassan Madah, drejtori i marketingut i ministrisë për Amerikën. Qyteti i Arad kontribuoi me stafin dhe shpenzimet e tjera, tha kryebashkiaku Nisan Ben Hamo.

Tunick ka krijuar instalime nudo që shfaqin grupe gjithnjë e më të mëdha njerëzish në vende të ndryshme si Sao Paulo, Barcelona, Cleveland, Ohio dhe Vjenë.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here