Turizmi në botë. Si po shkohet drejt hapjes?

Ndërsa ekonomitë po rihapen pas mbylljes së pandemisë, edhe turizmi në vende të ndryshme po fillon të shpresojë. Mbyllja e ka vënë në rrezik turizmin në Europë duke kërcënuar biznesin dhe miliona të punësuar të një ekonomie që zë 10% të output-it total. Kërkesa duket se ka rënë më shpejtësi rreth 40% këtë vit dhe nuk pritet të shkojë në nivelin e para-krizës deri në vitin 2023, sipas European Travel Commision, i cili përfaqëson 33 organizata turistike. Operatorët turistikë më të mëdhenj të botës po ulin numrin e vendeve të punës, ndërsa operatorët e vegjël si sipërmarrje familjare nuk do të mbijetojnë.

Shumë vende në BE e kanë të lidhur ekonominë e tyre me turizmin. Në Greqi turizmi zë mbi 20% të GDP, në Spanjë dhe Portugali rreth 15 %, në Austri, Gjermani dhe Francë, 10-15%.

Për të rivitalizuar sektorin, Komisioni Europian nxori orjentime nga kufinjtë deri tek aplikacione gjurmimi, por njerëzit nuk duket se do të jenë të qetë dhe të sigurtë deri në daljen e vaksinës kundër COVID-19.

Hotelet po bëhen gati, dhe në disa vende sipërmarrësit po tregohen kreativë në thithjen e klientëve duke ofruar mbrëmje kulinarie, letërsie dhe filozofie dhe dhoma falas.

Në Greqi, sezoni turistik do të hapet në 1 qershor. 515 plazhet greke do të hapen të shtunën. Çadrat do të vendosen 4 m larg njëra-tjetrës dhe karriget 1.5 m në distancë. Stafi duhet të dezinfektojë karriget dhe ushqimi do të serviret vetëm take-away.

Kjo do të jetë një periudhë e vështirë për industrinë, por mund të shihet edhe si një moment për të ristartuar dhe transformuar industrinë në drejtim të ndryshimeve klimaterike, mbrojtjes së mjedisit, rritjen e qëndrueshme, etj. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here