UNICEF, organizata e njohur në përkujdesje të fëmijëve jep disa orjentime se si të kujdesemi për fëmijët gjatë pandemisë dhe efekteve kufizuese të saj.
- Planifikoni një rutinë bashkë
Përpiquni të vendosni një rutinë që ndikon programe edukimi në përputhje me moshën e tyre të cilat mund ë ndiqen online, në televizor ose në radio. Gjithashtu përfshihuni në lojëra me ta. Ne u mësojmë shumë fëmijëve nga leximet dhe lojërat. Dhe kjo duhet të jetë e planifikuar. Edhe pse do të vendosini një rutinë, mos harroni se është e nevojshme për fëmijët tuaj që të jeni fleksibël. Kombinojini aktivitetet tuaja. Nëse vëreni se fëmija juaj është nervoz dhe ka humbur përqendrimin, kalojeni në një aktivitet tjetër. Përpiquni të jeni sa më të lidhur me nevojat e tyre.
- Bashkëbisedoni hapur.
Inkurajoini fëmijët tuaj që të bëjnë pyetje dhe të shprehin ndjenjat e tyre me ju. Mbani në vëmendje se fëmija juaj mund t ëketë reagime të ndryshme ndaj stresit, kështu që tregohuni të duruar dhe mirëkuptues. Fillojeni duke e ftuar fëmijën tuaj në një bisedë për cështjen. Zbuloni se sa shumë dinë rreth saj dhe ndiqni udhëheqjen e tyre. Flisni me ta për praktikat rreth higjenës. Ju mund të përdorni momentet e ditës për tu bërë zakon larjen e duarve. Sigurohuni që jeni në një ambjent të sigurtë që ti mundësoni fëmijës të flasë lirisht. Vizatimet, historitë dhe aktivitete të tjera mund të ndihmojnë në hapjen e diskutimit.
Përpiquni të mos minimizoni dhe të shmangni shqetësimet e tyre. Njihni ndjenjat e tyre dhe sigurojini se është e natyrëshme të ndjehen të frikësuar për këto gjëra. Tregoni se po i dëgjoni me vëmendje të plotë, dhe sigurohuni që ta e kanë kuptuar se mund të flasin me ju dhe me mësuesit sa herë që duan. Paralajmëroini rreth lajmeve të rreme dhe mësojini të përdorin burime të sigurta, si psh orjentimet e UNICEF.
- Merrni kohë të mjaftueshme
Filloni me sesione të shkurtra në kohë. Nëse qëllimi është që të keni sesione 30-45 minuta, filloni me sesione 10 minutëshe dhe ndërtojeni kohëzgjatjen që nga kjo pikë. Brenda një sesioni kombinoni kohën online me aktivitete offline dhe ushtrime.
- Mbroni fëmijët online
Platformat dixhitale sigurojnë një mundësi për fëmijët që të mësojnë, të marrin pjesë në lojë dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë. Por rritja e aksesit online sjell risqe më të mëdha për sigurinë e fëmijëve, mbrojtjen dhe privatësinë. Flisni me fëmijët për internetin në mënyrë që ata ta dinë se si ai fnksionon, nga cfarë duhet të kenë kujdes dhe si duhet të jenë komunikimet në video në mënyrë që ato të konsiderohen korrekte. Vendosni rregulla së bashku, ku dhe kur mund të përdoret interneti. Vendosni kontroll prindëror në pajisjet e tyre për ti mbrojtur nga rreziqet online, vecanërisht për fëmijët më të vegjël.
Në rastet e bullzimit online vihuni në kontakt me mekanizmat denoncues. Mos harroni që nuk është e nevojëshme që fëmijët të shpërndajnë fotot e tyre për të hyrë në mësimin dixhital.
5. Qëndroni në kontakt me instrumentat mësimorë të fëmijës tuaj.
Qëndroni në kontakt me mësuesit e dëmijës tuaj, merrni informacion, bëni pyetje dhe merrni sa më shumë orjentime. Grupet e prindërve dhe grupet komunitare mund të jenë gjithashtu një mënyrë e mirë për të suportuar njëri-tjetrin me mësimin nga shtëpia.