Zuckerberg humbet 7 Miliardë dollarë nga firmat që bojkotojnë reklamat në Facebook.

Media Bloomberg raporton se Mark Zuckerberg i Facebook ka 7.2 miliardë dollarë më pak në pasurinë e tij pas një stuhie kompanish të cilat ndaluan së reklamuari në rrjetin e Facebook Inc. Aksionet e medias sociale të kompanisë ranë me 8.3% të premten, më e larta në tre muaj, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua markave të tjera që bojkotojnë reklamat në rrjetet sociale. Unilever tha se do të ndërpriste shpenzimin e parave në pronat e Facebook këtë vit. Kjo lëvizje ndikoi edhe në renditjen e personave të pasur të botës duke e ulur Zuckerberg, drejtuesin ekzekutiv të kompanisë, në vendin e katërt, pas bosit të Louis Vuitton, Berbard Arnault dhe Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Kompani nga Verizon Communications Inc. tek Hersheys Co. kanë ndaluar gjithashtu reklamat në mediat sociale pas kritikave se Facebook dështoi të menaxhoi gjuhën e urrejtjes dhe disinformimin në platform. Coca/Cola tha se ajo do të ndalojë reklamat e paguara në të gjitha rrjetet sociale për të paktën 30 ditë. 

Zuckerberg iu përgjigj të premten kritikave në rritje mbi disinformimin në site duke njoftuar se kompania do të vendosë një etiketë në për të gjitha postimet që lidhen me votimet me një link që i inkurajon përdoruesit të shohin në hub-in e informacionit për votuesit. Facebook gjithashtu zgjeroi përkufizimin e tij për gjuhën e urrejtjes duke thënë se asnjë reklamë nuk do të lejohet nëse konsideron një demografi të caktuar si të rrezikshme. Zuckerberg humbet 7 Miliardë dollarë nga firmat që bojkotojnë reklamat në Facebook.

‘‘Nuk ka përjashtim për asnjë politikan nga politikat që prezantova sot’’,- tha ai. 
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here