Ҫfarë përfaqësojnë në PD votat e munguara kundër Gramoz Ruҫit-kryetar parlamenti?

Zgjedhja e Gramoz Ruҫit ishte momenti në të cilin Partia Demokratike mund të tregonte dicka të vërtetë nga identiteti i saj. Gramoz Ruҫi është figura që do të bashkonte dy linja të ndryshme akuzash të PD; antikomunizmin dhe implikimin e tij me krimin. Linja e parë është kauza historike e PD, ndërsa linja e dytë është kauza e viteve të fundit e cila është artikuluar si arsyeja kryesore e humbjeve të njëpasnjëshme të PD-së.

Votimi për Gramoz Ruҫin seancën e 9 shtatorit 2017, ditë në të cilën LSI i tërhoqi deputetët e saj  nga votimi, vuri nën prozhektorë deputetët e PD. Qëndrimi zyrtar i shprehur  më parë nga Partia Demokratike ishte votimi kundër zgjedhjes së Ruҫit kryetar parlamenti që do të thotë se të paktën 43 vota do të ishin kundër. Rezultati final i votimit ishte 40 vota kundër, pra 3 deputetë të PD nuk votuan kundër Ruҫit sic ishte vendimi i grupit. Sipas këtij arsyetimi, 3 deputetë të PD nuk bashkohen me linjën zyrtare të PD as në tezën antikomuniste dhe as në tezën “Ruҫi i implikuar me krimin”.

Nëse nuk përfaqësojnë asnjë nga këto dy linja themelore për PD, ҫfarë përfaqësojnë këta 3 deputetë në PD?!/mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here