8 deklarimet e Sajmir Tahirit në “Opinion” .

Sajmir Tahiri ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Tahiri u përpoq të pozicionohej në raport me ngjarjet e fundit që e implikojnë atë në akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

8 deklarimet të cilat i kemi veҫuar si më të rëndësishmet:

  • Tahiri mohoi të jetë takuar më Habilajt.
  • Tahiri pohoi se ka përdorur makinën me targë AA003GB e cila ishte në përdorim të Habilajve, pa i kontaktuar direkt ata.
  • Tahiri tha se përmendja e emrit të tij në bisedat telefonike të trafikantëve mund të ishte bërë me qëllim për të lënë rekorde në audioregjistrim.
  • Tahiri tha se segmente brenda partisë ishin kundërshtarë të tij për hir të detyrës.
  • Tahiri pohoi se Rama i ka lënë kompetenca të plota në detyrën e tij.
  • Tahiri përmendi presidentin e vendit, z. Ilir Meta dhe politikanë të tjerë si njerëz që kanë fshehur krimet e tyre përmes miqësive në sistemin e drejtësise.
  • Tahiri theksoi se do të luftojë për të vërtetën e tij.
  • Tahiri theksoi se pas daljes të së vërtetës ai do të merrej me këdo që e futi atë në këtë situatë.
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here