Kanceri i gjirit: Parandalimi shpëton jetë.

Tumori i gjirit godet 1 grua në 10. Është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe zë 25% të gjithë tumoreve. Megjithëse në vitet e fundit ka një reduktim konstant të vdekjeve, ky tumor mbetet shkaku i parë i vdekjeve nga tumoret tek femrat.

Numri i rasteve është në rritje konstante. Ndër shkaqet numërohen: zgjatja e moshës mesatare tek femrat dhe shtimi i faktorëve të riskut.

Për të luftuar këtë sëmundje arma kryesore është parandalimi. Për këtë arësye është zgjedhur muaji i tetorit si simbol i luftës kundra kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit godet mbi të gjitha gratë mbi 50 vjeҫ, por është mirë që t’i nënshtrohen kontrolleve periodike klinike që në moshat 20-25 vjeҫ, në mënyrë që të mbahet situata nën kontroll, për një ndërhyrje të hershme.

Egzaminimet e këshilluara:

1.Mamografia aktualisht është metoda më efektive për një diagnozë të hershme, e cila këshillohet ҫdo vit pas moshës 50 vjeҫ.

2.Ekografia është shumë e dobishme për të egzaminuar gjirin tek të rejat. Këshillohet nga mjeku në rastet e ҫfaqjes së nodulave.

Mamografia dhe ekografia janë në mes tyre komplementare dhe njëra nuk përjashton tjetrën.

3.Është një zakon i mirë bërja e një vizite të gjirit pranë një eksperti një herë në vit, në varësi të moshës.

4.Autopalpimi i gjirit është një teknikë që bëhet nga gruaja për të evidentuar sa më herët ndryshimet. Kryhet kur gjiri është i butë, 2-3 ditë pas ciklit menstrual.

Në përgjithësi simtomat fillestare të tumorit të gjirit nuk provokojnë dhimbje. Kërkohen gjatë palpimit nodulet, të cilat në gjysmën e rasteve gjenden në kuadratin e sipërm të jashtëm të gjirit. Gjetja e tyre është kambanë alarmi.

Ndryshimet në thithin e gjirit (plagëzim), në pjesën e brendshme ose të jashtëme, rrjedhje te tij, ndryshime të lëkurës në formën e lëkurës së portokallit ose ndryshime në formen e gjirit duhet të evidentohen.

Të gjitha këto e bëjnë mjekun të këshillojë bërjen e një biopsie ose aspirimi me age nga noduli. Duke egzaminuar qelizat përcaktohet me siguri natyra e sëmundjes.

Sot përqindja e shërimit tek gratë që kryejnë analiza të parandalimit kalon 90% të rasteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here