A do të nxisë skandali i fundit i Facebook rregullimin e platformave online?

Pas dëshmisë së saj dhe dorëzimit të dokumentave si provë e akuzave të ngritura nga vetë sinjaluezja përpara Senatit Amerikan, Frances Haugen  do të dalë gjithashtu dhe para komitetit të Projektligjit së Sigurisë Online në 25 Tetor. Ajo do të japë dëshmi në Parlamentin Britanik. Nga intervistat e shumta që janë bërë, Haugen pretendon se Facebook dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe nxit ndarjen në shoqëri. Kompania Facebook mohon me forcë çdo akuzë të tillë, së bashku me themeluesin Mark Zuckerberg duke i etiketuar ato “jologjike”.

Haugen po bën thirrje për rregullimin qeveritar të gjigantit të teknologjisë – si në SHBA ashtu edhe në mbarë botën. Projektligji për Sigurinë Online në Mbretërinë e Bashkuar është potencialisht një pjesë e që i përket këtyre rregullorëve.

Ky mund të jetë fillimi i procesit të shumëkëkruar prej vitesh mbi rregullimin e tregut dhe aplikim e ligjeve Antritrust për kompanitë online.

Kërkesa që kompanitë e mëdha të teknoligjisë (Big Tech) të rregullohen, tashmë është një prioritet i shteteve për sigurinë e informacionit online. Në dy vitet e fundit janë parë dëshmi në rritje se përhapja algoritmike e gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe teorive të komplotit nga platformat kryesore të internetit ka dëmtuar reagimin e popullsisë ndaj pandemisë COVID-19, çështjeve të emigracionit, rritjen e ndjeshme të efekteve sociale tek të rinjtë. Gjithashtu ka rritur polarizimin politik dhe ka ndihmuar në mundësimin e organizatave supremaciste të bardha. Ndërsa titanët e Big Tech janë shfaqur para Kongresit vitin e kaluar, thirrjet e shumëanshme për rregullimin e Facebook, YouTube dhe të tjerëve janë në rritje.

Jo vetëm që përmbajtja që shfaqet nëpër internet është e pakontrolluar dhe e dëmshme, por dhe në aspektin e tregtisë së lirë, disa reklamues, nga të cilët platformat e internetit varen nga të ardhurat e tyre, kanë shprehur shqetësime. Reklamat e tyre shfaqen nëpër faqe të cilat kanë përmbajtje rreth dhunës, dizinformimit sepse janë përmbajte që amplifikojnë vëmendjen e audiencës.

Facebook është përballur që prej një dekade më përpara me politikat për rregullimin mbi ndarjen e të dhënave të përdoruesve me palë të treta. Ky rregullim u pranua ku Facebook iu shfaqte përdoruesve një dekret pëlqimi paraprak për ndarjen e të dhënave me palët e treta dhe ku përdoruesit binin dakord ose jo. Nga skandali i Cambridge Analytica mbi keqpërdorimin e këtij dekreti, Facebook premtoi se do të rregullonte sistemin e  tij të brendshëm me premtimin “për t’u sjellë më mirë” në lidhje me sigurinë e të dhënave të përdoruesve. Sërish sivjet kemi një tjetër indikim të brendshëm që Facebook po abuzon me sistemin e tij, dhe se algoritmat e përdorur rrisin sa më shumë vëmendjen tek përmbajtje e polarizuar.

Platformat e tjera, veçanërisht Google dhe Twitter, gjithashtu i kanë rezistuar gjatë kësaj periudhe thirrjeve për të ndryshuar modelet e biznesit pjesërisht përgjegjës për përformimin e gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe teorive të komplotit. Google më në fund, deklaroi para pak ditësh që do të ndalonte reklamat që përhapin dezinformata mbi çështjen e klimës.

Por që te shikojmë rregullime të konsiderueshme, Kompanitë e Mëdha të Teknologjisë duhet të copëtohen. Duke u fuqizuar çdo vit nga rritja e madhe e tyre, ata tashmë janë bërë sundues të tregut dhe arrijnë të blejnë çdo kompani të vogël. Bizneset e tyre janë të sofistikuara dhe kanë çuar në zhvillime të mëdha teknologjike, por gjithmone lind pyetja çfarë rreziku ka për tregun nëse kompanitë e mëdha copëtohen, dhe a krijojnë ato hendeqe të mëdha në ekonominë globale? Shumë të mëdha për të falimentuar? Nuk është më kjo koha. Kompanitë e mëdha bëhen të rrezikshme për politikbërësit që të kontrollojnë dhe rregullojnë sjelljet e këtyre bizneseve. Vetëm pasuria e kombinuar e katër Drejtorëve të Pergjithshëm të katër kompanive (Apple, Amazon, Google, Facebook) kalon vlerën e ekonomisë Gjermane, thuhet në një artikull të New York Times.

Një nga prioritet e G7 ka qënë dhe promovimi i prosperitetit në të ardhmen duke përkrahur tregtinë e lirë dhe të ndershme. Këtu u përfshinë dhe disa zgjidhje që ata konkluduan me rezoluta mbi parimet për të përmirësuar sigurinë në internet, të cilat përfshijnë gjithashtu angazhimet për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e të rinjve. Udhëheqësit nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA dhe BE nënshkruan një deklaratë që përmban një sërë parimesh të përbashkëta se si të merren me sfidën globale të sigurisë në internet, duke përfshirë që firmat online duhet të kenë sisteme dhe procese në vend për të zvogëluar aktivitetet e paligjshme dhe të dëmshme dhe për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së fëmijëve si thuhet në një artikull në mediat britanike.

Siç ndodhi me fenomenin Snowden, një sinjalizues i rrejtit të CIAs, a do të jetë dhe Haugen një tjetër nxitëse ndaj reformave të sigurisë online dhe rregullimit të kompanive teknologjike? Mbetet për t’u parë se cfare vendimesh do të merren si rrjedhojë e dëshmive të saj.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here