Atletet e Ramës? Berisha i tha “Mirë që s’vajte me nallane”. Ngjela: “shqiptar që mendon të sfidojë me pandofla”.

Kryeministri Rama është shfaqur gjatë verës i veshur me atlete, në takime të nivelit të lartë. Reagimet kanë qenë të shumta lidhur me seriozitetin dhe qëllimin e këtij “spektakli”. Ish-kryeministri Sali Berisha në atë kohë u shpreh se “mirë që nuk shkoi me nallane”. Sot, në lidhje me atletet është kujtuar të thotë dicka edhe avokati Ngjela. Ne fakt, statusi i Ngjelës është edhe më i fortë se sa ironia e tij për pandoflat.

 

Ja cfarë shkruan ai në Facebook:

“Atletet e kryeministrit shqiptar, një turp i madh.

Të gjithë të sëmurët psikikë që kanë qenë kryeministra shqiptarë; të trembur nga koncepti i drejtësisë shoqërore dhe nga zgjedhjet e lira si kërkesë perëndimore ndaj tyre, e kanë urryer Perëndimin dhe kanë shkuar në Lindje.

Kanë qenë të gjithë të korruptuar.

Dhe të gjithë kanë dhënë nga një shenjë në veshjen e tyre kur kanë filluar.

Ata të parët tanë donin të hiqnin nga qarkullimi kapelën republikë, për ta zëvendësuar me festen turke.
I bënë të gjitha përpjekjet, por nuk ia arritën dot.

Ndërkombëtarisht pastaj, Lenini, pasi goditi kapelën republikë, nuk ia doli që të hiqte kravatën dhe kostumin, se u thye nga presioni i intelektualizmit rus.

Por kulmin për të krijuar një simbolikë tjetër shtetërore antiperëndimore, e arriti Mao Ceduni, i cili nga viti 1949 e derisa vdiq, i veshi të gjithë kinezët me dok dhe me një kostum të stilit ushtarak; duke menduar të zhdukte Perëndimin në Kinë.
Sot kostumi i Maos ka vdekur në Kinë me gjithë Maon.

Por në këtë kohë, këtë lloj lufte antiperëndim po e shohim dhe te ky që sot kemi si kryeministër- ky po del kundër ceremonialit të shtetit perëndimor, me sfidën e atleteve; nesër mund të veshë pantofla; mjafton që patologjikisht të rrijë i qetë me mendimin se po fyen ceremonialin dhe karakterin serioz të shtetit perëndimor.

Turp i madh!

Po ku pyet Perëndimi nga një anti-ceremonial arkaik si ky i Ramës! Nuk e shohin fare, dhe po qeshin me të.

Janë çallmat në shekuj që duan të sfidojnë kravatën.
Janë arabët me fustanët e tyre që mendojnë se sfidojnë kostumin tradicional të qytetërimit të lartë perëndimor.

Tani na doli edhe një shqiptar që mendon të sfidojë me pantofla ceremonialin perëndimor; dhe, a e dini pse? Sepse bashkë me katër ministra të tij i kap Reforma në drejtësi në Shqipëri si të korruptuar; por, njëherësh, edhe për faktin që urren zgjedhjet e lira, njëlloj si Enver Hoxha.

Kurse, siç dihet, Partisë Socialiste ky njeri ka një dekadë që i ka ndaluar zgjedhjen e kryetarit – tipik një akt antiperëndimor i nivelit maoist dhe hoxhist.

Zëvendës Presidenti amerikan e hoqi kryeministrin shqiptar nga fotoja e takimit të fundit, se iu duk si shkarravinë me atletet e tij. “Ma hiqni atë karagjoz nga fotografia”, tha, prandaj nuk është Rama te fotografia e fundit.

Dhe ky vazhdon të luftojë Perëndimin me atlete!

Komedi e madhe është kjo, dhe Perëndimi po qesh me këtë komedian mediokër; por, ama, biletat e kësaj komedie i paguajnë shqiptarët e shkretë me varfërinë dhe pasigurinë e tyre.

Po dhe vetë duhet të vendosin shqiptarët: akoma do ta durojnë një kryeministër të tillë!”

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here