Eksperienca sfiduese po ndodhin në vende në të gjithë botën. Disa nga studentët dhe mësuesit e privilegjuar kanë mundur të tejkalojnë situatën, por jo shumica. 2020-a shënon një eksperiencë dramatike të fëmijërisë që këta të rinj do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës, dhe një eksperiencë mësimore të ndryshme ku mësuesve iu desh të adaptohen me shpejtësi, të jenë krijues dhe të ndryshojnë rolet. Ky shërbim arsimor i ndryshëm, në shumë muaj, krijon potencial për ndikim negativ në aftësinë e studentëve dhe perspektivat ekonomike për të gjithë jetën.
COVID-19 ka shkaktuar krizën më të keqe në edukim në një shekull. COVID-19 po bën kërdinë në jetët të rinjve, fëmijëve dhe studentëve. Këputja e shoqërive dhe ekonomive e shkaktuar nga pandemia rëndoi krizën në edukimin global dhe po e ndikon edukimin në mënyra të paprecedenta.
Edhe përpara goditjes së COVID-19, bota po vuante krizë në mësim. 258 milionë fëmijë të shkollave fillore dhe pas-fillore dolën nga sistemi shkollor, dhe norma e Varfërisë në Mësim në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishte 53%, dmth se më shumë se gjysma e fëmijëve 10 vjeçarë nuk mund të lexonin dhe të kuptonin një tekst të thjeshtë.
Të gjithë fëmijët duhet të dinë të lexojnë në moshën 10 vjeçare. Leximi është një portë për të kuptuar progresin e fëmijës në shkollë dhe paaftësia për të lexuar tregon një portë të mbyllur. Veç kësaj, kur një fëmijë nuk di të lexojë, kjo është zakonisht një tregues i qartë se sistemet shkollore nuk janë të organizuara mirë për ti ndihmuar fëmijët në fusha të tilla si matematika, shkencat ekzakte dhe humane. Dhe edhe pse është e mundur që të mësohet më vonë gjatë jetës me më shumë përpjekje, fëmijët që nuk lexojnë në moshën 10 vjeç, pra në fund të shkollës fillore, zakonisht dështojnë të përmirësojnë aftësitë e leximit më vonë në karierën e tyre shkollore.
Në vitet e fundit, është bërë e qartë se shumë fëmijë në botë nuk po mësojnë të lexojnë me cilësinë e duhur. Edhe pse shumica e fëmijëve janë në shkollë, një pjesë e madhe nuk po përfitojnë aftësitë bazë. Për më tepër 260 milionë fëmijë nuk janë fare në shkollë. Ky është hapi kryesor drejt krizës së të mësuarit që i kërcënon vendet për të ndërtuar kapital njerëzor dhe për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Pa mësimet bazë, studentët zakonisht dështojnë të lulëzojnë më vonë në shkollë apo kur ata hyjnë në fuqinë punëtore. Ata nuk disponojnë kapitalin human që është i nevojshëm për karierat dhe ekonomitë e tyre kur ata kanë lënë shkollën, apo aftësitë që u duhen për të qenë qytetarë të angazhuar apo për të rritur familje të shëndetshme dhe të begata. Si një kontrubitor i madh në deficitet e kapitalit njerëzor, kriza e të mësuarit minon rritjen e qëndrueshme dhe uljen e varfërisë.
Projekti Human Capital Project po rrit ndërgjegjësimin për kostot e mosveprimit. Indeksi mesatar i kapitalit njerëzor Human Capital Index (HCI) për të gjitha vendet është 0.56; kjo do të thotë se deri në moshën 18 vjec, një fëmijë i lindur sot do të jetë vetëm 56% produktiv krahasuar me një fëmijë që merr edukim të plotë dhe shëndetësi të plotë. Mangësitë në cilësinë dhe sasinë e shkollimit, të cilat janë përmbledhur si krizë në edukim, janë një kontribues kryesor në defiçitin e kapitalit njerëzor. Rezultatet e varfra në arsim kanë kosto të mëdha për propsperitetin e ardhshëm, duke qenë se kapitali njerëzor është përbërësi kryesor i pasurisë globale. Në fakt, rëndësia e tij rritet ndërsa vendet bëhen më të begata: ndërsa kapitali njerëzor përbën 41% të vendeve të varfra, në vendet me të ardhura të larta të OECD kapitali njerëzor përbën mbi 70% të pasurisë.
Për të luftuar varfërinë nuk mjaftojnë vetëm iniciativat e arsmimit, por duhet një qasje integrale multi-sektoriale e mbështetur nga veprime përtej sektorit të edukimit. Për shembull, që një fëmijë të mësojë duhet ujë dhe higjenë më e mirë, shendet dhe ushqim më i mirë, mbrojtje sociale për të disavantazhuarit, reformat e shërbimit civil, dhe shërbime publike të mirëmenaxhuara. E gjithë kjo kërkon qasje të të gjithë qeverisë. Përtej kësaj, duhet vëmendje për rolin që luajnë familjet dhe komuniteti në ndërtimin e kërkesës për edukim, krijimin e mjedisit të duhur për mësim dhe mbështetja e reformave të duhura në arsim.
Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar krizën e të mësuarit dhe ndikimi mbi kapitalin njerëzor të kësaj gjenerate të të mësuarve ka gjasa të jetë e shtrirë në kohë. Në pikun e mbylljes së shkollave në Prill 2020, 94% e studentëve, ose 1.6 miliardë fëmijë nuk shkuan në shkolla në të gjithë botën, dhe aktualisht rreth 700 milionë studentë po mësojnë nga shtëpia, në një kontekst të paqartësisë së madhe, me familje dhe shkolla të cilat lëvizin mes opsioneve të ndryshme nga studimin në shtëpi deri tek mungesa totale e mësimit. Fakte nga disa vende me të ardhura të larta tregojnë humbje të mësimit dhe rritje të pabarazisë.
Fëmijët janë vecanërisht të rrezikuar duke qenë se pandemia po përkeqëson pabarazitë në ushqim, shëndetësi dhe shërbimet për ti mbështetur këta fëmijë janë shpesh të anashkaluara në përgjigjen ndaj pandemisë.
Këtij shoku global në sistmet e edukimit i shtohet edhe imapkti negativ i tkurrej së paprecedentë të ekonomisë globale mbi të ardhurat e familjeve, të cilat rrisin riskun e lënies së shkollës dhe gjithashtu rezulton në tkurrjen e buxheteve të qeverive dhe tendosje të shpenzimeve për arsimin. Mbyllja e tejzgjatur e shkollave bashkë me rënien ekonomike, është një shok i dyfishtë mbi edukimin.
Si pasojë e humbjes së mësimeve dhe rritjes së normave të lënies së shkollës, ky brez studentësh parashikohet të humbasin 10 trilionë USD fitime, ose pothuajse 10% e GDP globale.
Sistemi i arsimit të lartë është gjithashtu në krizë të tellë. Në pikun e mbylljes për shkak të pandemisë, 220 milionë studentë të arsimit të lartë u impaktuan nga mbylljet e kampuseve globalisht. Sistemi i arsimit të lartë është kritik për rritjen e vendeve. Është herët për të ditur ndikimin në uljet e normave të regjistrimeve për shkak të pandemisë, por humbje priten të jenë të rënda.
Po ashtu, ndërpreja e pandemisë ka shkkatuar dëme në arsimin dhe trajnimin Teknik dhe profesional. Sipas ILO-UNESCO-WB survey, 90% e të pyeturve raportuan mbylljen e qendrave TVET në vendet e tyre ndërsa vazhdimësia e trajnimeve për aftësi teknike si edhe vlerësimi dhe certfikimi është goditur rëndë si pasojë e masave të distancimit social. Si rezultat i kësaj, kjo gjeneratë studentësh, dhe vecanërisht ata më të disavantazhuarit, mund të mos e arrijnë kurrë edukimin e tyre të plotë dhe potencialit e tyre të të ardhurave. Kjo është e papranueshme dhe kërkohen veprime urgjente dhe efektive për të adresuar këto humbje të diferencuara në të mësuarin, i cili është kritik për të ecur përpara në mënyrë që këto hendeqe të mos zgjerohen.
Burime:
https://www.worldbank.org/en/topic/education/brief/learning-poverty
https://www.worldbank.org/en/news/immersive-story/2021/01/22/urgent-effective-action-required-to-quell-the-impact-of-covid-19-on-education-worldwide