Dr. Sylë Ukshini: Fotot e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit

Dr. Sylë Ukshini 

Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani, dy nga intelektualët më me zë Kosovë prej kohësh, ashtu si shumica e intelektualëve tjerë shqiptarë nga Kosova, vëzhgoheshin nga strukturat e sigurisë të Shqipërisë për qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre akademike dhe politike. Në këtë kuadër, ata ndiqeshin në çdo hap në Shqipëri, me personat mbanin raporte, për çfarë bisedonin dhe çfarë ishte ndikimi dhe orientimi tyre politik në Kosovë. Shumë dokumente dëshmojnë se megjithatë shteti shqiptar vlerësonte lartë nivelin e tyre të dijes akademike, por vazhdimisht shfaqte rezerva për pikëpamjet e tyre politike liberale.

Një pjesë të aktivitetit tyre Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani e zhvilluan edhe në Shqipëri, për çka ata ishin pajisur edhe me leje hyrje në Shqipëri, që dokumentohet edhe nga formularët që sot ruhen në arkivat shqiptare. Aty gjejmë edhe foto shumë interesante të cilat nuk i kemi deri më tani. Fotot janë të viteve 1967, e F. Aganit, ndërsa e Rugovës njëra është e vitit 1980.

Asokohe Fehmi Agani ishte drejtor i Institutit Albanologjik të Kosovës dhe kishte bërë kërkesë për të për të hyrë në Shqipëri. Në një shënim, asokohe sekret, thuhej se “Fehmi Agani ishte njeri i ditur!

Ndërsa për Rugovën thuhet se pas kthimit nga Shqipëria komuniste kishte deklaruar se në Shqipëri nuk kishte liri krijuese.

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here