European Central Bank, Banka Qendrore Europiane duket se ka marrë seriozisht krijimin e euros dixhitale.
Presidentja e ECB, Christine Lagarde thotë se eurozona do të ketë monedhën e saj elektronike brenda 2-4 vite.
Ideja për monedhën dixhitale duket e drejtpërdrejtë duke qenë se përdorimi i parave cash ka rënë si rezultat i konsumatorëve që përdorin pagesa elektronike. Gjithashtu ka interes në rritje për pagesat e bëra tek njëri-tjetri pa prezencën e bankës. Disa ofertues privatë kanë punuar për monedhat dixhitale, si Facebook Inc. dhe Libra. Si gardianë të marrëdhënieve ligjore dhe sistemeve monetare, është e arsyeshme që bankat qëndrore të përfshihen në këtë aktivitet. Monedhat dixhitale mund të ndihmojnë në implementimin e formave “heterodokse” të politikave financiare, përfshirë “injektimet helikopter” të cilat do të shkonin direkt në kuletat e qytetarëve.
Ka edhe risqe domethënëse, megjithatë. Kryesorja është marrëdhënia e një “e-euro” me systemin bankar. Konsumatorët mund ti perceptojnë kultetat dixhitale si më të sigurta se depozitat tradicionale bankare. Rreziku rritet sidomos në kohët e stresit financiar. Kjo do ta shkatërronte systemin bankare që njohim sot.
Disa banka qendrore po ekzaminojnë monedhat dixhitale. Riksbank në Zvicër është pioneer, ndërsa Banka Popullore e Kinës udhëheq autoritetet monetare kryesore në botë. ECB qartësisht nuk dëshiron që të mbetet pas.
Përdorimi i kartës do të rritet në vitet e ardhëshme, ndoshta si pasojë e pandemisë, por vlera e pagesave elektronike në njësitë e shitjes në eurozonë është ende pothuajse njësoj, ku cash zë ¾ e këtyre transaksioneve.