Dr. Ardian Jorgji tregon rrezikun e gazit lotsjellës të përdorur në protestat e opozitës.

Sipas Mjekut specialist Pneoumolog Ardian Jorgjit, gazi i përdorur nga policia dhe garda është pjesë e familjes së lëndëve helmuese dhe është i ndaluar të përdoret edhe në luftra. Gjatë bisedës në emisionin “Kjo javë”, Dr. Jorgji u shoreh mbi gazin lotsjellës të hedhur në protstën e opozitës:

“Është në familjen e lëndëve helmuese. Dikur përdoreshin në luftra dhe janë ndaluar të përdoren me konventa ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është të bëjë viktimën, në rastin konkret masën, inaktive, të pafuqishme”.

“Për kardiakët mund të ketë deri në pasoja vdekjeprurëse. Shkakton rritje të tensionit, mund të çojë në çrregullime të ritmit deri në goditje kardiake, të cilat shoqërohen deri edhe me vdekje”.

“Në sy mund të shkaktojë deri verbim të përkohshëm. Në rrugët respiratore shkakton inflamacion të mukozës me tregues më të thjeshtë kollën deri vështirësi në frymëmarrje, në pneumoni kimike apo edemë pulmonare, situata këto shumë të rrezikshme dhe me pasoja për organizmin. Për sa i përket anës nervore, mund të shkaktojë që nga ankth deri në kriza paniku, rritje të pulsit, tensionit etj. Mund të japin edhe infeksione në mëlçi apo lëkurë, djegie të shkallës së parë”.

“Janë në familjen e lëndëve helmuese dikur përdoreshin në luftëra. Janë ndaluar tani me konventën ndërkombëtare, sot përdoren në tubime masive për të ulur efektin e demonstrimit të masave. Qëllimi i tyre është të bëjë masën inaktive, të pafuqishme për të reaguar, neutralizuar, mungesën e rezistencës dhe shpeshherë edhe të largimit që të kontrollet më mirë nga forcat e rendit.”

“Mënyra e përdorimit të gazit lotsjellës, ka rregullat e veta të përdorimit. Ka rëndësi intensiteti, forca e hedhjes, largësia nga ku niset. Edhe ata që e përdorin kanë rregulla sepse ka pasoja. Ka libra që thonë nuk mund të hidhet drejtpërdrejt, nuk mund të hidhet në largësi më të pakët se 4 – 6 metra. Efekti mban nga 10 deri 30 minuta, nëse je larguar nga vendi. Më e rëndë situata bëhet në ambiente të mbyllura apo kur nuk ka erë”.

Linku i emisionit në Balkanweb.com:

Mjeku analizon gazin e hedhur ndaj qytetarëve në Tiranë: Është lëndë helmuese; ai që ka dhënë urdhrin nuk e ka zemrën e qetë

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here