Dritan Shano: Shqipëria, kazani i Europës. Refugjatët e Europës do presin refugjatët e Sirisë?

Shqiperia, kazani i Europes.
Refugjatet e Europes do presin refugjatet e Sirise?

Se pari, nuk mund te vendoset shenja e barazimit midis idese euro-gojore per te pritur 600.000 siriane ne Shqiperi ne vitin 2018, dhe pritjes qe Shqiperia i beri Kosovareve ne vitin 1999. Ky eshte nje fluturim pindarik te cilin mund ta kryejne vetem internacionalistet marksist – leninist duke e paketuar si solidaritet me nje pik loti qe rrjedh ne faqen me pluhur dhe me fotografine e ndonje femije mes bombave. Birbo, Kosova ishte, eshte dhe do jete nje ceshtje kombetare. Lufta ne Siri nuk eshte nje problem shqiptar, lufta ne Kosove ishte nje ceshtje thelbesisht shqiptare, kombetare. Sot ceshtja jone kombetare eshte hemorragjia e shqiptareve drejt Europes dhe Amerikes. Kete duhet te zgjidhim ne. Ndaj dhe moralistave dyleksh, shpirtkeputur u them qe asnje shqiptar nuk mund te jete nderkombetar pa qene me pare kombetar. Apo si zakonisht, Tu vuo far l’americano?

Se dyti, a mund Shqiperia, vendi me i varfer dhe i pazhvilluar i Europes te jete njeheresh vendi qe zgjidh hallet kozmetike te Europes duke u bere kazani i saj. Qe liderat e saj te mos bejne figuren e mutit kur te jene te detyruar t’i refuzojne per vete refugjatet siriane? Por te kene keshtu mundesine te kene pelqyeshmeri te larte ne vendet e tyre? Qe te shfaqen si sheruesit e fobive te cilat i tunden si flamuj elektorale per te ardhur ne pushtet? Qe te menaxhojne friken qe ata vete i kane krijuar ne popullsite e tyre? Po pse ne, me breke neper kembe, do t’i japim shkelqim dhe pelqim politik dhe mediatik lidereve te sotem europiane?

Se treti, eshte e qarte se indentitetin europian te shqiptareve e ka caktuar Zoti. Ate nuk mund ta nderrojne liderat europiane. E vetmja gje qe kane ata ne dore eshte te percaktojne nese qeverite qe zaptojne Shqiperine herepasehere, kane apo jo identitet europian, dhe ta vonojne kete percaktim sa ja do qejfi, derisa te rregullojme punet tona sic tha se fundmi dhe Macron. Dhe te luajne me ankthin e pushtetareve tane qe te shfaqen si qeveri me identitet europian, permes hapjes ose jo te negociatave per anetaresim ne BE ne stil Penelope. Duke, ndoshta i kerkuar krejt te shkujdesur favore quasi-seksuale si ky i 600.000 refugjateve siriane. Po ik o pirdhu! Jo per gje, por brenda 10 vjetesh do kete me shume shqiptare me pashaporta europiane sesa shqiptare te mbetur ne Shqiperi.

Se katerti, dihet nga te gjithe se na plas muti ne det ne Ksamil ne mes te sezonit turistik dhe ja hedhim fajim projektit te BE-se, permbytemi sa here bie shi, kemi zona te tera te Shqiperise pa energji, dhe uje me orar, jo me te kemi kapacitetet per te akomoduar hallexhinjte.

Ndaj e gjithe kjo eshte tinzare, diabolike, e pakontrollueshme dhe nuk dihet kush perfiton me shume nga kjo, pushtetaret tane, lideret Europiane, apo pale te treta?! Ne Shqiptaret jo e jo, se jemi me hallemedhenj se sirianet. Jemi refugjate per vete.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here