back to top
Tuesday, June 2, 2026
25.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Nga Mentor Kikia: Protesta, përtej Zvërnecit, Rrjollit e të tjerë!

Zvërneci ishte shkëndija që ndezi barutin. Por baruti ishte mbledhur e tharë me kohë.

Baruti është zemërimi qytetar. Zemërim për problemin e pronave dhe babëzinë shkatërruese mbi mjedisin. Por, më shumë se kaq, ai kundërshton babëzinë e pushtetit, arrogancën e qeverisjes, arrogancën e të fortit që merr forcë nga pushteti.

Njerëzit ndjehen të pafuqishëm të reagojnë apo ta ndalojnë kur shikojnë sesi lulishtet apo mjedise të tjera publike nëpër qytete kthehen në kulla.
Kur shikojnë sesi ata që kanë pushtetin e parave dhe pushtetin politik, me një firmë marrin dhuratë nga qeveria kodra e male, gjire e plazhe, pllaja e lugina, dhe ndërtojnë aty vila, jo për turizëm por për tregti.

Kjo sjellje e pushtetit me qytetarin, qytetin dhe krejt vendin, vjen e shndërrohet në normalitet. Popullin nuk e pyesin më, nuk e konsiderojnë. Ai që ka pushtetin nuk e ndjen më veten thjeshtë një nëpuës të shtetit dhe pushteti, por ndjehet vetë shteti e pushteti, vendin e shikon si pronë të tijën dhe popullin si shërbëtor.

Pastaj vjen ai momenti kur një njeri që proteston e tërheqin zvarrë dhe shteti bën foto.

Këtu ndizet baruti!

Protesta që ka nisur në Tiranë, vertët shumicën e banerave e ka për Zvernecin, por ajo është përtej Zvërnecit. Përtej Rrjollit, “pikës së vockël”, dhe pikës së madhe dhe zonave të tjera ku pakënaqësi.
Ajo është kundër një sistemi politik që këneton e nuk rrjedh, nuk thahet, nuk shpëlahet, thjeshtë qelbet.

Se deri ku do të shkojë, kjo është histori tjetër, por lajmi i mirë është se një gjeneratë tjetër mendon se gjërat duhet të lëvizin!

Artikujt më të klikuar