Efekti Netflix. Si u bë mbretëresha e shahut e famshme?

Një nga inovacionet në industrinë e filmave ka qënë kompania Netflix. Edhe pse tradita për të parë një film të ri, është akoma me konceptin e të shkuarit në kinema, Netflix po arrin të mbizotërojë tregun me kërkesën për ta parë filmin e ri nga shtëpia. 

Keni hasur me termin “Efekti Netflix”? Efekti Netflix ndodh kur një serial i ri katapulton një famë të një aktori të panjohur – brenda natës – një rezultat i miliona njerëzve që kalojnë duke shikuar një shfaqje. Psh. marrim rastin e serialit të njohur: “Gambiti i Mbretëreshës”. Jo vetëm aktorja Anya Talor-Joy u bë e njohur, por dhe vetë loja e shahut pati një rikthim të interes për ta luajtur. Kërkimet në Google për të mësuar “si luhet loja” patën klikimet më të mëdha në 9 vitet e fundit. Kërkesat për blerje në eBay të kutive të shahut u rritën gati 250%. Romani me të njëjtin titull është një nga New York Times Bestseller tani pas 37 vjetësh që ka dalë në shitje. Prania e lojtarëve të shahut në chess.com është rritur pesë-fish. 

Po çfarë ka Netflix që nxit shikueshmërinë? Si funksionon?

Një nga faktorët më të mëdhenj për konsumatorët që vendosin se si të shikojnë përmbajtjen është programimi. Kompania ka kuptuar që konsumatorët nuk duan të paguajnë për përmbajtjen që nuk do të shikojnë. Netflix shpenzoi miliarda dollarë për përmbajtje dhe në shfaqje origjinale. Përmbajtja origjinale është ajo që bie në sy për shikuesit. Ata mund të shikojnë shumicën e shfaqjeve të prodhuesve të tjerë në shumë platforma të tjera, por mund të marrin përmbajtje origjinale direkt vetëm nga Netflix. Kjo anë e krijimit të përmbajtjes së kompanisë duket se po godet tregun e synuar. Për shembull filmi origjinal i Netflix Bird Box u shikua nga 45 milion llogari fundjavën e pare që doli. Synimi i Netflix me Original Shows është të sjellë konceptin e premierës së kinemasë në shtëpi. 

Netflix ishte një nga kompanitë e para që përdori teknologjinë e re të internetit për të drejtuar gati të gjithë modelin e tij të biznesit. Shfrytëzoi përditësimin e modeleve të biznesit në internet. Shërbimi filloi si një kompani DVD me porosi postare, por tani pothuajse një pjesë e vogël e klientëve akoma e përdorin si porosi. 

Përveç kësaj, Netflix mbështetet në internet për të ndarë produktet e tij me klientët në të gjithë botën. Modeli i biznesit në internet gjithashtu ka lejuar që Netflix të mbledhë sasi të mëdha të të dhënave për klientët e saj. Algoritmi i mundësuar nga AI i Netflix krijon rekomandime të personalizuara për secilin përdorues bazuar në preferencat, historikun e shikimit, vlerësimet dhe demografinë e tij. Rekomandimet zakonisht janë tepër të sakta. Sipas Netflix, 80% e përmbajtjes së shikuar vjen nga rekomandimet. Në një epokë ku markat në të gjitha industritë po përpiqen të parashikojnë se çfarë dëshirojnë klientët më pas dhe të krijojnë rekomandime të personalizuara, Netflix po vendos standardin. Netflix gjithashtu e kupton nevojën për të qenë vazhdimisht inovatorë. Kompania ka ndryshuar në mënyrë drastike nga forma e saj origjinale e një shërbimi DVD. Kërkimi i teknologjisë së re dhe qëndrimi përpara trendeve e ndihmon atë të përcaktojë dhe prishë industrinë. Pas suksesit të Netflix shumë kompani të tjera kanë ndryshuar modelet e tyre të biznesit. Amazon si distributori dhe tashmë njësia më ë madhe e shitjeve me pakicë në internet, gjithashtu ka platformën e vetë mediatike për prodhim dhe distribucion të shfaqjeve me porosi online. Apple një tjetër lider ka aplikuar të njëjtën metodologji platforme mediatike. 

Ndikimi në industrinë e filmit dhe TV 

Netflix prek shumë industri, por ndikimi më i madh ndihet në film dhe TV. Përmbajtja e Netflix vihet përpara klientëve për një marketing të lehtë. Netflix kohët e fundit bëri një lëvizje në kategorinë e filmave të pavarur, ku filmat tradicionalë në kinema zakonisht përballen me një betejë të vështirë. Tani, edhe filma të vegjël mund të shihen lehtësisht në Netflix. Netflix është gjithashtu në konkurrencë të drejtpërdrejtë me TV tradicional. Kompania dikur ishte një nxitje e shfaqjeve tradicionale dhe do të tërhiqte përdoruesit në shfaqjet ekzistuese që ende transmetoheshin në TV. Por që nga viti 2013, Netflix ka krijuar përmbajtjen e vet origjinale që e vë atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë. 

Po çfarë po ndodh më shikuesit? Për çdo shfaqje që krijon Netflix, po heq shikuesit nga një shfaqje tradicionale në TV duke e çuar atë në rrjet. Ka një kufi sa program mund të konsumojë një shikues në ditë. Ateherë kompanitë e filmit dhe TV ju është dashur të rregullojnë proceset dhe përmbajtjen e tyre për të vazhduar me Netflix. Çfarë është Efekti Netflix? Është një lëvizje drejt përmbajtjes më të përshtatshme, të personalizuar. Suksesi i Netflix tregon se konsumatorët duan produkte që janë të lehta për t’u përdorur dhe të përshtatura për të përputhur preferencat e tyre. Çdo kompani, pa marrë parasysh industrinë, mund të mësojë nga Netflix dhe të zbatojë parimet e inovacionit dhe personalizimit. Nëse jo, ata rrezikojnë të prishen nga gjigandi mediatik në rritje që është Netflix. 

Burimi: Greenbook.org, Businessinsider.com

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here