Eurostat: 51% e shqiptarëve në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social

Gati 51% e qytetarëve të Shqipërisë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2019, një përqindje që është më e larta në Evropë, sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave, Eurostat.

Vendi i dytë në listë pas Shqipërisë është Mali i Zi me 36.6 për qind (ose 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria). Maqedonia e Veriut është në vendin e katërt me 34.2% dhe Serbia me 31.1% ndërsa mungojnë të dhënat për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Eurostat deklaroi se faktorët që ndikojnë në varfërinë apo përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si intensiteti i punës, niveli i arsimimit, numri i anëtarëve të familjes, kushtet e jetesës dhe migrimi.

Përqindja e shqiptarëve të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2019 ishte dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së (21.1%. Sllovenia dhe Republika Çeke kanë normat më të ulëta në Evropë me 13.7 dhe 12.1%.)

Burimi: ec.europa.eu

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here