Facebook u përpoq të fshehë të vërtetën. Flet një ish-punonjëse e kompanisë

Një shkencëtare e të dhënave e quajtur Frances Haugen është sinjalizuesi i një ekspozimi masiv të punëve të brendshme në Facebook.

Në një emisionin “60 minutes” në një nga kanalet publike të SHBA-s, CBS, ish-punonjësja e kompanisë Facebook flet për rrezikun e lartë që kompania paraqet për qytetarët.

Dëshmia e sinjalizueses ka sjellë gjigantin e mediave sociale në polemikën e tij më të keqe që nga skandali i Cambrige Analytica. Dokumentet që ka nxjerrë 37–vjeçarja, tregojnë se Facebook është në dijeni se platformat e tij përdoren për të përhapur urrejtje, dhunë dhe dezinformata. Por çfarë bëri kompania për këtë?  Facebook u përpoq ta fshehë atë dëshmi.

Për të cituar një nga dokumentet që keni nxjerrë, gazetari i PBS thotë “ne kemi dëshmi nga një sërë burimesh që gjuha e urrejtjes, fjalimi përçarës politik dhe keqinformimi në facebook dhe familja e aplikacioneve po prekin shoqëritë në të gjithë botën.” Ajo shton në intervistë “kur jetojmë në një mjedis informacioni që është plot me përmbajtje polarizuese të zemëruara dhe urrejtëse, gërryen besimin tonë qytetar, gërryen besimin tonë tek njëri-tjetri, gërryen aftësinë tonë për të dashur të kujdesemi për njëri -tjetrin. Versioni facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike nga e gjithë bota.”

Si funksion algoritmi i Facebook? Algoritmi e nxit urrejtjen dhe polarizimin duke u dhënë më shumë dukshmëri postimeve të tilla pasi këto lloj postimesh marrin më shumë reagime (ndjenjat e urrejtjes dhe ndarjes janë më të forta dhe kanë më shumë reagime se sa format e tjera të ndejnjave). Haugen thotë se kompania e di që algoritmi që përdorin është optimizuar veçanërisht për përmbajtjen që merr një reagim. Nëse Facebook e bën algoritmin e tij të sigurt për njerëzit, atëherë ai e di që njerëzit do të kalojnë më pak kohë në faqet e tij të internetit. Ata do të klikojnë në më pak reklama dhe nga ana tjetër Facebook do të fitojë më pak para. Kështu që Haugen beson se kompania po zgjedh fitimet mbi sigurinë.

Ajo shton më tej se në momentin që njerëzit logojnë në platformë mund të shohin 100 pjesë të përmbajtjes ndërkohë që navigojnë brenda faqes për pesë minuta, dhe Facebook ka mijëra opsione që tregon se si platforma ndërkohë zgjedh në moment atë përmbajtje për atë audiencë që e shikon. Në këtë mënyrë faqja është duke optimizuar për përmbajtjen që merr angazhim ose reagim, dhe nga hulumtimet e tij tregohet se përmbajtja që ka urrejtje, përçarje, dhe që polarizohet është më e lehtë për të frymëzuar njerëzit kundrejt zemërimit sesa për emocionet e tjera.

Konkluzioni i bisedës në intervistë qëndronte sesi dezinformata, përmbajtja e zemëruar është tërheqëse për njerëzit dhe i mban ata në platformë.

“Facebook ka kuptuar se nëse ndryshon algoritmin për të qenë më të sigurt, njerëzit do të kalojnë më pak kohë në faqen e tyre, do të klikojnë në më pak reklama, do të fitojnë më pak para.” – shprehet Haugen. Në intervistë ajo gjithashtu tha se gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 2020 Facebook i hapi sistemet e sigurisë për të zvogëluar rrezikun që ka përmbajtja me urrejtje e paraqitur në faqe. Por ajo gjithashtu tha se sapo mbaruan zgjedhjet Facebook ndryshoi cilësimet për t’i dhënë më shumë përparësi përfitimit të kompanisë mbi sigurinë. Ish-punonjësja ka ndarë mijëra dokumente që ajo kishte mbledhur nga kompania. Pretendimet janë se kompania ka gënjyer publikun për të bërë përparime të rëndësishme mbi urrejtjen, dhunën dhe dezinformimin. Në një deklaratë të vetën Facebook tha se po punon për të ndalur përfshirjen e fëmijëve në instagram e cila ishte menduar për përdoruesit nën moshën 13 vjeç. Kohët e fundit gjiganti i mediave sociale ishte gjithashtu i pyetur në senat për ndikimin që faqja ka në shëndetin mendor të fëmijëve.

Hapja e dokumenteve të Haugen, dëshmia e saj e planifikuar para Kongresit këtë javë, dhe një seri raportimesh hetimore të vazhdueshme në kompani po e shtyjnë Facebook -un në krizën e tij më të madhe akoma. Vëmendja negative vjen gjithashtu pasi republikanët dhe demokratët në Capitol Hill po shqyrtojnë gjithnjë e më shumë veprimet e Facebook.

Haugan do të dëshmojë sot, datë 5 Tetor, përpara Kongresi të ShBA. Ajo do të dëshmojë në dëgjesën me temë “ Mbrojtja e fëmijëve online: Dëshmi nga një sinjalizuese e Facebook”.

Shpërndaje

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here