Gallatë në rrjetet sociale me protestën e tollumbaceve të zeza

Një protestë e ҫuditëshme ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Tiranë. Me tollumbace të zeza në duar dhe me pankarta “Merr kuponin tatimor”, të pranishmit kanë protesuar kundër informalitetit. Protesta ishte e organizuar nga një grup biznesesh të mëdha dhe përkon me angazhimin e qeverisë për vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek biznesi i vogël. Protesta e ҫuditëshme ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Qytetarët kanë montuar parrulla të tjera në fotot e protestuesve duke vendosur aty në mënyrë ironike të vërtetat që ata mendojnë në lidhje me këtë protestë si “Duam taksa të larta”, “Ulni rrogat dhe pensionet”, etj.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here