Bloomberg raporton se këtë fundjavë në Gjermani është prodhuar aq shumë energji nga era si pasojë e një stuhie, sa prodhuesit u detyruan t’i paguajnë konsumatorët që të përdornin elektricitetin. Ҫmimet e energjisë u bënë negative ndërsa prodhimi arriti 39,409 megawat të shtunën, ekuivalent me outputin e 40 reaktorëve nuklear. Për ta mbajtur në ekuilibër kërkesën dhe ofertën, ҫmimet negative inkurajojnë prodhuesit të fikin stacionet e energjisë ose t’i paguajnë konsumatorët që të tërheqin më shumë energji nga rrjeti.